E pabesueshme…! Foshnjat e mësojnë gjuhën e nënës pa lindur ende!
Thu 3 Jan 2013 - 14:32
Foshnjat e lindur vetëm para disa orësh, janë të aftë të dallojnë tingujt e gjuhës së tyre amtare nga tingujt e një gjuhe të huaj.
Sipas një hulumtimi të ri amerikan shkencor, vërtetohet se fetuset fillojnë të “thithin/mësojnë” gjuhën, ndërsa ata janë ende në barkun e nënës, shumë më herët se sa mendonin deri tani shkencëtarët.
Hulumtuesit, me në krye profesorin e psikologjisë Christine Moon, të Universitetit të Paqësorit Lutheran, publikuan raportin në fjalë në revistën “Acta Paediatrica”, studiuan 40 foshnja, djem dhe vajza, të moshës rreth 30 orësh, si nga SHBA po ashtu dhe nga Suedia.
Bebet, ndërsa ishin në spital, dëgjonin zëra të ndryshëm të regjistruar sa në gjuhën amtare, po ashtu në gjuhë të tjera.
Shkencëtarët vlerësuan interesin dhe ambientimin e foshnjave me tingujt, përkatësisht gjatë kohës që ata thithnin biberonin e tyre, e cila ishte e lidhur me një kompjuter që regjistronte reagimet e foshnjave.
Kohëzgjatje e thithjes së biberonit, ishte treguesi që pasqyronte se në ç’shkallë një foshnje kishte ardhur në kontakt apo jo, që nga mitra e nënës me gjuhët e ndryshme. Nëse preferonte të dëgjonte disa zëra, në vend të që thithte biberonin, foshnja reagonte këndshëm dhe ambientohej menjëherë me gjuhën amtare, pra gjuhën e nënës.
Si në SHBA, po ashtu dhe në Suedi, foshnjat e sapo lindur thithin më shumë biberonin e tyre, kur dëgjonin gjuhë të huaja, përveç asaj amerikane dhe suedeze, përkatësisht.
Mekanizmat e trurit për dëgjimin, zhvillohen gjatë javës së 30të të shtatzënisë dhe studimi i ri tregon se fetuset e pa lindur dëgjojnë gjuhën e nënës gjatë 10 javëve të fundit të shtatzënisë.
Kështu, sapo lindin tregojnë (me mënyrën e tyre sigurisht) se e kanë mësuar tashmë gjuhën e nënës. Sipas shkencëtarëve, foshnjat dëgjojnë kryesisht zanoret dhe me to ambientohen më herët.
Deri më sot, shkencëtarët kishin zbuluar se fëmijët e sapolindur janë të gatshëm të mësojnë dhe të veçojnë gjuhën e nënë së tyre (amtare) nga gjuhët e tjera, gjatë muajve të parë të jetës. Por, nuk ekzistonin fakte që mësimi i gjuhës së nënës fillonte që në periudhën e shtatzënisë, fakte që tashmë studimi i ri i solli në dritë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi