Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

 Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë !! Empty Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë !!

Mon 22 Nov 2010 - 14:59
Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është
roli juaj unik në këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e
kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera,
për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë
përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti. Një gjë duhet
kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë
ka kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i
njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi
i brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë. Pra, astrologjia
është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes. Më ndihmën e saj ne jemi
në gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu
përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv
dhe fizik. Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një
personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi,
respektivisht ID-ja e tij e përhershme. Karakteri i njeriut, por edhe
momentet e ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra
nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.


Çfarë është raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?
Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?

T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim
drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike
që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni.
Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të
vërtetë jeni dhe si mund të rriteni.

Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni
aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon,
astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë
gjallë atë.

Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet
brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtësi të
ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka të bëjë
me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe
kozmosit brenda secilës qenie njerëzore. Energjitë e njëjta që
funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush:
ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.

Çka është horoskopi?

Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do
të thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të
caktuar”. Horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410
para erës sonë.

Horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton
orën e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që
shpërfaq pozicionin e planetëve në atë moment. Lëkundjet planetare, ose
energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike.
Horoskopi është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra
portreti juaj kozmik.

Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i
energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në
kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe
evoluimin tuaj personal.

Për çka shërben astrologjia?

Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që
ta përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Sot, miliona njerëz në botë,
kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe
për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.
Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë
mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu
mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien
tonë shpirtërore.

Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe
shpesh ndodh që para njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për
vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të
vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni
vetitë e mira? Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe si të
jetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose
familjarët. Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të
njerëzve.

Astrologjia: Shkencë, ose art?

Mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia
studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë
nga trupat qiellorë. Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është
punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori. Ndërsa arti i
astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim
të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se si energjitë
kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.

Burimi :Telegrafi.
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

 Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë !! Empty Re: Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë !!

Mon 22 Nov 2010 - 15:00
A është shkencë astrologjia?

Ka mendime se astrologjia është shkencë. Lidhur me çështjen se me çka
merret astrologjia ka pikëpamje të ndryshme, ndërsa njëra ndër më të
shpeshtat është se astrologjia është shkencë e cila merret me studimin
e ndikimit të energjisë së planetëve dhe yjeve në njeriun. Kjo
pikëpamje daton nga astrologët të cilët e praktikojnë të ashtuquajturën
astrologji moderne (të popullarizuar), është plotësisht e gabuar,
paraqet përpjekjen që me qëllim të komercializimit, astrologjia të
harmonizohet më mirë më mënyrën bashkëkohore të të menduarit dhe me
idetë bashkëkohore shoqërore dhe, veç tjerash, është pasojë e
mosnjohjes elementare të natyrës së përmbajtjes së astrologjisë.

Po çka është në të vërtetë astrologjia?

Kjo është një pyetje shumë e komplikuar, të cilës nuk është lehtë
t’i jepet një përgjigje e shkurtër. Dikur afërsisht deri në shekujt XVI
- XVII, në kohën kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni,
astrologjia konsiderohej shkencë, por në atë kohë edhe vetë shkenca
kishte një kuptim dhe një domethënie krejtësisht tjetër kundruall asaj
moderne, kundruall shkencës postbekoniane. Astrologjia merret me
studimin e lidhjeve ndërmjet qiellit të dukshëm dhe tokës, ndërsa
natyra e saj lidhjeje nuk është fizike, shkak-pasojë, por simbolike.
Astrologjia, pra, nuk studion kurrfarë ndikimi të energjisë së planetit
dhe të yjeve në njeriun, por vetëm lidhjen simbolike ndërmjet qiellit
të dukshëm (shtatë planetëve të dukshëm, yjve të palëvizshëm, kometave
të dukshme dhe të dukurive të tjera në qiell të cilat gjithashtu mund
të shihen) dhe zhvillimeve në tokë. Pikërisht për shkak të simbolizmit
të cilin e studion, astrologjia assesi nuk mund të jetë shkencë në
konceptimin modern të kësaj fjale. Edhe pse është pararendëse e shumë
shkencave, astrologjia sot konsiderohet shkathtësi ezoterike, e cila
nënkupton unitetin e gjithësisë dhe ndërlidhjen e çdo gjëje në të,
ndërsa në pikëpamje të njohurive të saja dhe metodave që zbaton është
plotësisht e përmbyllur dhe e përfunduar, ndaj në këtë pikëpamje, për
dallim nga shkenca moderne, lënda dhe metodat e saj nuk mund të
ndryshohen, përkatësisht të zgjerohen. Astrologjia është një sistem i
përkufizuar i njohjes, që nuk mund të ndryshohet dhe i cili pranohet
ashtu sikundër është. Nga ky shkak astrologjia më parë mund të
konsiderohet shkathtësi ezoterike sesa shkencë.

Cilave pyetje mund t’u përgjigjet astrologjia?

Besoj se astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Do ta vëreni se
kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i përgjigjet çdo
pyetjeje me çka dua të theksoj se astrologjia është e kufizuar vetëm me
dijen dhe përvojën e atyre që e praktikojnë. Astrologjia është e saktë
po aq sa është i shkathtë astrologu.

Secili astrolog, i cili merret me astrologjinë në mënyrë serioze, herët
ose vonë do të përballet me çështjet, sikundër janë përcaktimi
profesional i personit që parashtron pyetjet, pastaj se si do të jetë
statusi financiar në një periudhë të ardhshme, marrëdhëniet me
partnerin, numrin e fëmijëve që do të lindin dhe në raste të shpeshta
madje edhe bëjnë pyetje lidhur jetën në botën e jashtme e të ngjashme.
Astrologu, nganjëherë, mund të ndodhet në një situatë delikate,
posaçërisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjë personi,
përfundimin e ndonjë sëmundjeje të rëndë, gjetjen e personave të
zhdukur etj. Është çështje e secilit astrolog që, në pajtim me
shkathtësinë, përvojën dhe parimet morale, të vendosë nëse do t’u
përgjigjet këtyre pyetjeve. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se
astrologu më parë fokusohet në mënyrën sesa në kohën e vdekjes, për
shkakun se përcaktimi i jetëgjatësisë është njëra nga çështjet më
komplekse astrologjike, e cila kërkon zbatimin e teknikave të
përparuara të kësaj fushe dhe çështjes së zënë ngoje astrologët me
përvojë duhet t’i qasen në mënyrë shumë të kujdesshme. Gjithashtu,
horoskopi vazhdon “të jetojë” edhe pas vdekjes së personit për të cilin
bëhet horoskopi, ashtu që nga horoskopi i personit tashmë të ndjerë
mund të konstatohen shumë zhvillime lidhur me personat e tij të afërm
të cilët kanë mbijetuar.

Rëndësia e horoskopëve ditorë, javorë dhe mujorë?

Shumica e astrologëve, të cilët merren me astrologjinë e popullarizuar
(moderne) merren njëkohësisht edhe me të ashtuquajturit "horoskopë
natyrorë", te të cilët shenja në të cilën ka dalë Dielli në ditën e
lindjes merret si substitut për shtëpinë e vërtetë që bazohet në
momentin e saktë të lindjes dhe në koordinatat gjeografike të vendit të
lindjes, ndërsa shenja pasuese deri te Dielli është si zëvendësim për
shtëpinë tjetër dhe kështu me radhë deri te shenja e dymbëdhjetë, e
cila i paraprin shenjës diellore. Në bazë të pozitave ditore, javore,
mujore etj. të planetëve, bazuar në shenjat e tilla e tilla dhe në
marrëdhëniet e ndërsjella, mund të bëhen analiza dhe parashikime për
personat e lindur në kuadër të një shenje të caktuar. Kjo është
plotësisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetëm Dielli dhe madje në
kuadër të të tridhjetë shkallëve të një shenje që, gjithashtu, vetvetiu
del shumë e palogjikshme. Përndryshe pozita e Diellit përfaqëson pjesën
qendrore në pikëpamje të treguesit të individualizimit të personit, por
në mënyrë të pashmangshme vetëm në lidhje me elementet e tjera të një
horoskopi radikal. Dielli, në këtë pikëpamje, nuk mund të analizohet në
mënyrë të izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nëpërmjet të gjitha
elementeve të një horoskopi, për të cilin Dielli është përbërës i
rëndësishëm, por gjithsesi jo i vetmi.

Horoskopët natyrorë kanë lindur në kohët e fundit si pasojë e
komercializimit të astrologjisë. Kjo gjë e ka sjellë astrologjinë në
një nivel të sensacionit të ulët, të përmbajtjeve sipërfaqësore dhe në
rastet më të shpeshta edhe të përmbajtjeve të pasakta, të cilat i
gjejmë, pothuajse përditë, në media. Astrologjia nuk është një argëtim
banal, por një shkathtësi e komplikuar e interpretimit ndërmjet të
raporteve ndërmjet Tokës dhe pjesë së dukshme të Kozmosit.

Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopët ditorë, javorë, mujorë,
pastaj horoskopët e kanakarëve dhe sajime të ngjashme
kuaziastrologjike.

A mund ta parashikojë astrologu të ardhmen e një personi?

Ka mundësi, me kusht që koha e lindjes së atij personi të komunikohet
saktësisht, me një dallim prej më së shumti katër minutash (gjë që
natyrisht është një rast i rrallë). Madje, edhe në rast të
mossaktësimit prej katër minutash (por jo më shumë se pesëmbëdhjetë
minuta) edhe më tej është e mundur që, me një saktësi të madhe, të
parashikohen ngjarjet në të ardhmen e jetës së një personi (nga lindja
deri te ditëlindja). Kuptohet e gjithë kjo është e kushtëzuar nga dija
dhe shkathtësia e vetë astrologut.

Në qoftë se është e njohur vetëm përafërsisht koha e lindjes së një
personi, është e mundur që të aplikohet një metodë e përparuar
astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, që paraqet
përcaktimin e shkallës së saktë të ashendentit të horoskopit që
analizohet. Për ta përcaktuar shkallën e saktë të ashendentit,
nëpërmjet zbatimit të rektifikacionit të horoskopit me rëndësi jetike
është njohja e rregullave tradicionale të astrologjisë dhe përvoja e
astrologut për rektifikacionin e horoskopit.

Personave, të cilëve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes,
është e mundur t’u jepet përgjigje për çështje konkrete. Përgjigjet për
këto çështje i gjejmë në kuadër të astrologjisë horare, nëpërmjet
analizimit të horoskopit për kohën dhe vendin e saktë në t cilin
astrologu është njoftuar lidhur me pyetjet që i janë bërë.
Burimi: Telegrafi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi