Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prag-vdekja, tani ka një shpjegim shkencor  Empty Prag-vdekja, tani ka një shpjegim shkencor

Thu 15 Aug 2013 - 21:43
Prag-vdekja, tani ka një shpjegim shkencor  Near-death-experiencePrag-vdekja, fenomeni i përjetuar nga shumica e të mbijetuarve nga infarkti, tani ka një shpjegim shkencor.

Ajo vjen si pasojë e aktivitetit elektrik të trurit, që vazhdon të jetë i mirëorganizuar edhe në momentet e para pas vdekjes klinike.

Kështu deklarojnë disa studiues të Universitetit të Miçiganit në një studim të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, PNAS.

Me një elektroencefalogramë të thjeshtë kërkuesit kanë analizuar aktivitetet cerebrale të nëntë minjve të anestetizuar dhe të nënshtruar ndaj arrestit kardiak.

Brenda 30 sekondave të para pas arrestit, ku zemra rresht së rrahuri dhe gjaku pushon së qarkulluari drejt trurit, tek të gjithë minjtë është konstatuar një mbitension tranzitor aktiviteti cerebral i sinkronizuar, tipike e një truri të aktivizuar dhe të ndërgjegjshëm.

Sjellje të ngjashme janë vënë re edhe tek minjtë që i janë nënshtruar asfiksisë. “Parashikimi se do të gjenim shenja të një aktiviteti të ndërgjegjshëm të trurit gjatë arrestit kardiak është konfirmuar me të dhënat”, ka thënë profesori Jimo Borjigin. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi