Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndryshimet në arsim, nga shtatori i ardhëshëm fillorja do të bëhet 6 vjet Empty Ndryshimet në arsim, nga shtatori i ardhëshëm fillorja do të bëhet 6 vjet

Tue 8 Jan 2013 - 18:52
Ndryshimet në arsim, nga shtatori i ardhëshëm fillorja do të bëhet 6 vjet 55-300x201Ndryshimet në sistemin arsimor do të vijojnë ndryshimin e tyre dhe kryesisht ajo do të përqëndrohet tek arsimi fillor.

Burime për alb-observer.com thanë se nxënësit e shkollave fillore do të bëjnë një vit më shumë shkollë, i cili do t’i hiqet arsimit bazë.

Ky është ndryshimi brenda shkollave 9-vjeçare që do të nisë të zbatohet në shtator. Struktura e re nuk do të jetë më 5+4, por do të bëhet 6+3 vite.
. Në një deklaratë para gazetarëve pak ditë më parë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, theksoi se janë vërejtur probleme në procesin e mësimdhënies në klasën e 9-të.
“Pavarësisht trajnimeve të mësuesve, asimilimi i dijeve ka qenë i vështirë. Ne do të ndërhyjmë te kurrikulat, por edhe tek aftësimi i mësuesve që japin lëndë në këtë cikël”, tha Tafaj. Me ndryshimin e kurrikulave do të ndryshojnë edhe tekstet me të cilat do të mësojnë nxënësit. Trajtimi me paga i mësuesve është një tjetër hallkë e rëndësishme e kësaj reforme. /alb-obsrver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi