Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tifozat Kuq e Zi: Ja si krijohet Liga Kombëtare   Empty Tifozat Kuq e Zi: Ja si krijohet Liga Kombëtare

Wed 9 Jan 2013 - 22:32
Grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuq e Zi” shprehen
të zhgënjyer për zvarritjen e krijimit të Ligës Kombëtare të Futbollit.
Në një komunikatë për media, Tifozat Kuq e Zi thonë se kampionati në
Shqipëri, nuk mund të quhet kampionati Kombëtar, pasi në të mungojnë
ekipet nga Kosova, Ilirida dhe ato në Mal të Zi. Përkundër thënieve se
FIFA e pengon krijimin e një lige të përbashkët, TKZ-të japin zgjidhjen e
tyre.

Deklarat e plotë e Tifozave Kuq e Zi

Tifozat Kuq e Zi prej vitesh kanë hedhur platformën për bashkimin e
ligave në futboll. Me vëmendje të madhe po i ndjekim zhvillimet e fundit
për krijimin e një kampionati kombëtar gjithëshqiptar.

Tifozat Kuq e Zi poashtu janë thellësishtë të zhgënjyer me disa
federata( në veçanti Federatën e Basketbollit të Kosovës), e cila kishte
kërkuar nga ne që të përkrahnim nismën për një ligë të përbashkët të
basketbollit, derisa pak muaj më vonë pas pranimit (me kushte të
skuadrës së Prishtinës në Ligën Ballkanike), u tha se nuk u intereson më
bashkimi në një ligë, pasi qëllimi tashmë ishte arrirë, që të bëhej
trysni tek FIBA!

Kjo është dyfytyrësi dhe është “thikë pas shpine” për Tifozat Kuq e
Zi, të cilët përkrahin çdo iniciativë qëllimmirë për bashkimin e
sporteve andej e këndej Morinës, dhe jo vetëm.

Tifozat Kuq e Zi: Ja si krijohet Liga Kombëtare   TKZ-300x119Tifozat Kuq e Zi

Tifozat Kuq e Zi konsiderojnë se Superliga e Futbollit e Shqipërisë,
nuk mund të quhet “Kampionati Kombëtar” përderisa në gjirin e saj ka
vetëm ekipe nga 29.000 km e saj.

Kampionati kombëtar përveç ekipeve nga Shqipëria e Kosova duhet të
përfshij edhe ekipet shqiptare në Iliridë dhe ato në Mal të Zi.

Nuk është hera e parë që ju drejtohemi, politika, qeveritë dhe
federatat janë informuar prej kohesh si realizohet kjo pa i marrë leje
askujt!

Pse nuk e realizojnë të përgjigjen ata. Duam vepra, Jo fjalë. Për të
treguar që Tifozat Kuq e Zi nuk janë organizëm që japin vetëm kritika,
por që ofrojnë edhe zgjidhje për kritikat që japin, po japim një
zgjidhje, konkretisht:

Statuti i FIFA-së:

“Fifa nuk lejon vende dhe klube jo-anëtare të luajnë me vende dhe klube anëtare. Kosova nuk është anëtare”

Zgjidhja:

Mjafton që klubet e Kosovës të regjistrohen në Republikën e
Shqipërisë. Klubi Prishtina ka kërkuar prej kohesh tek kryeministri,
ministri dhe federatat por ende nuk ka marrë përgjigjë?

Problemi (po i paraprijmë problemit që do ngrejë FSHF pas zgjidhjes më lart)

Klubi Prishtina duhet të regjistrohet në Kategorinë e tretë në Shqipëri

Zgjidhja:

Klubi Prishtina është shumë më i mirë sesa gjysma e klubeve të
Superligës në Shqipëri. Si nivel futbolli, si nivel financiar dhe si
nivel tifozerik. Të pranohet Klubi Prishtina me vendim të KE të FSHF së
bashku me të pakten 4 klube nga Kosova me buxhet më të larte se ato të
Superligës së tanishme në Shqipëri.

Jemi në pritje të çdo justifikimi tjetër nga ana juaj. Ju premtojmë
që punën do ta bëjmë ne. Nga ju do të nevojitet vetëm nënshkrimi.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/01/09/tifozat-kuq-e-zi-ja-si-krijohet-liga-kombetare/#ixzz2H8CgCKmC
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi