Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LIZA NDRECA Empty LIZA NDRECA

Sat 12 Jan 2013 - 18:07
LIZA NDRECA 86e8e67edae9219d12d438efd5f5a939_L
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LIZA NDRECA Empty Re: LIZA NDRECA

Sat 12 Jan 2013 - 18:08
ME DIELLIN

Këtë buzëmbrëmje
të pashë e më pe lodhur,
por dashamirës të dy.

Ngriheshe krenar i shndritur
në majën e një kodre,
nga s’të kisha parë kurrë.

Më ledhatoje e të buzëqeshja
rrugëve që kryqëzoheshin,
të lumtur të dy.

Që në agim u nisëm bashkë
në një rrugë të gjatë,
bëmë paktin tinës,
të mbërrinim njëherësh.

S’e di sa ishte trajektorja që përshkove,
as ajo që përshkova unë s’e di,
nuk i mata, nuk munda as nuk doja,
vetëm di se në rrugën e kthimit
përsëri kryqëzuar udhëtimin.

Lodhur me një ngjyrë të purpurt
u zhyte të freskoheshe në det,
pa harruar të më përshëndetje.

Lodhur sa ti dhe më e zbehtë
buzëqesha sa munda..si në agim,
dhe u zhyta më thellë se ti
në ëndërrim..!!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LIZA NDRECA Empty Re: LIZA NDRECA

Sat 12 Jan 2013 - 18:09
ÇAPITESH

Hedh hapat ngadalë,
sikur ecën zbathur
mbi qelq të thyer.

Një gjeth i zverdhur
të ndalet në sup
e ti stepesh.

Tret mendimin larg
në kohën e ikur
në stinën e luleve,
veren e nxehtë,
vjeshten e ndritur..

Tani strukesh
në petkun e bardhë të dimrit,
ke ftohtë.
Çapitesh pendueshëm
drejt stolit bosh..!!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LIZA NDRECA Empty Re: LIZA NDRECA

Sat 12 Jan 2013 - 18:12
DIKU MES TYRE

Në një skutë mes jetës e vdekjes
je pakëtuar ngusht,
s`të ka ngelur vend
as të kthehesh në brinjë.

Ciles po i ndruhesh me shumë..?
Pasi të dyja tani
motra të janë bërë,
e njëra më fort se tjetra
të shtrëngon ne gji..

kesaj te ketushmes.. jetës,
i japim doren,
përpiqemi ta ndihmojmë të tërë
të të marrë në krahë..
Na ndihmo dhe ti..!!

E tjetra..vdekja.. se di
nga e merr gjithë atë forcë
të luftojë e vetme..
a ndoshta në heshtje,
bëtë kompromis të dy..
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LIZA NDRECA Empty Re: LIZA NDRECA

Sat 12 Jan 2013 - 18:28
VEGIM

Si brymë e kësaj stine,
ku.. nuk është lënda që bën materjen,
veç mendimi e sajon atë.

Ky mendim them unë,
të ka ndërtuar dhe ty,
latuar sipas shijes se tij
larg te qenurit ky që je.

Vesh petkun e akullt,
dukesh e zhdukesh
nëpër humëtirën e natës korb.

S`të le kohë të gjykosh,
je i vërtetë apo vegim
lodhës,
i një nate të pagjumë!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LIZA NDRECA Empty Re: LIZA NDRECA

Sat 12 Jan 2013 - 18:29
NË LARTËSI RESH

Lart, ngjitur me retë
përzier ndër to,
ku silueteta mezi dallohet.
Atje je rehatuar,
njesuar me grinë e tyre.

Kujdes...!! Nëse i ndjek deri në det,
a do arrish dot, me to të ngrihesh
ngarkuar me mund..?!!
Ndryshe të përpinë kaltërsia e tij
paçka e bukur,
të lëshon në fund..!!

Përpiqu të jesh diku në lartësinë e qiellit,
silueten që lëshosh ..në tokë a ndoshta në det,
mjafton të keshë mundësi, të kthesh kokën pa frikë,
ta shohësh hijën tënde...e qetë..!!
Sponsored content

LIZA NDRECA Empty Re: LIZA NDRECA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi