- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Gjergj Ndreca tenton vetëflijimin, digjet me benzinë
Mon 8 Oct 2012 - 17:29
Gjergj Ndreca ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke u përpjekur të digjet përpara tendës ku prej 17 ditësh po zhvillohet greva e urisë.
Sapo eshte zgjuar ne mengjes, teksa te gjithe grevistet e tjere ishin duke qendruar ne tende dhe po lexonin shtypin e dites, Ndreca eshte veçuar nga te tjeret, eshte lyer me benzine dhe ka tentuar t'i vere flaken vetes.
Anetaret e tjere te greves se urise jane perpjekur ta ndalin ate, se bashku me disa uniforma blu te cilet jane ne ruajtje te kesaj greve, por nuk kane mundur dot. Ndersa te gjithe mundoheshin ta
Ne duam parate e burgut dhe do t'i shkojme deri ne fund kerkesave tona. Ne rast se nuk do me lejojne qe te vetevritem ketu ne tende, do te shkoj dhe do t`i ve flaken vetes perballe ndonje institucioni
Ish i perndjekur, grevist urie
pengonin, Ndreca kerkonte nje shkrepse dhe ne kete moment nje tjeter anetar i greves, Perikli Shqevi ka ndezur cakmakun.
Flaket kane perfshire trupin e tij, per pak sekonda, ndersa me pas jane shuar me batanije nga ish-te burgosurit e tjere politike. Gjithcka ka ndodhur ne harkun e pak sekondave, te cilat per pak kane rezultuar fatale per jeten e ish te denuarit politik, Gjergj Ndreca, qe eshte futur menjehere pas shuarjes se flakeve ne nje ambulance per t'u derguar ne Qendren Spitalore Universitare 'Nene Tereza', ne repartin e djegie plastikes me djegie ne gjysmen e trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.
Policia nga ana tjeter ka ndaluar shtetasin Perikli Shqevi nen akuzen e zjarrevenies se qellimshme, me pasoja te renda per jeten. Burime te saj bejne te ditura se, Ndreca nuk arriti dot ta djege veten, nderkohe qe u ndihmua nga grevisti Shqevi, per te cilin ka nisur edhe procedimin penal. Vete te burgosurit jane te tronditur nga ngjarja e rende por deklarojne se nuk do te braktisin greven e urise.
Pas 17 ditesh proteste ekstreme, kjo ishte ngjarja me e rende dhe me e dhimbshme e nje greve qe pavaresisht interesit dhe solidaritetit te mjaft komponenteve te shoqerise ka ndeshur ne heshtjen e qeverise.
Sakrifikimi i paralajmëruar
Tentativa për vetëflijim e Gjergj Ndrecës ka qene nje veprim spontan ekstrem, por njekohesisht i paralajmeruar thuajse nje jave me pare.
Vete ish-te perndjekurit ne deklaratat e tyre publike e kishin deklaruar se do te nderrmenin akte te tilla ne shenje proteste ndaj heshtjes se qeverise. Ne nje lidhje direkte me studion e lajmeve ne Top Channel ata paralajmeruan pikerisht kete akt si veprimin e fundit te tyre.
Gjendja e grevistëve të urisë, e rëndë
Greva e urise ka hyre gjate kesaj te hene ne diten e 17. Gjendja shendetesore e tyre eshte veshtiresuar se tepermi, nderkohe qe pjesa me e madhe e grevisteve jane detyruar te lene ambientet e greves shpesh here per t’u trajtuar me serume ne QSUT.
Megjithate pas nderhyrjes mjekesore ata i jane rikthyer serisht greves se urise. Grevistet e mbetur ne tenda shprehen te vendosur me shume se kurre ne qellimin e tyre, madje ata paralajmerojne se do te kete te tjere si Gjergji qe do t'i vene flaken veten.
"Qeveria, politikanet duhet te na japin nje pergjigje per kerkesa tona ekonomike. Ne duam parate e burgut dhe do t'i shkojme deri ne fund kerkesave tona. Ne rast se nuk do me lejojne qe te vetevritem ketu ne tende, do te shkoj dhe do t'i ve flaken vetes perballe ndonje institucioni", thote nje grevist.
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Gjergj Ndreca tenton vetëflijimin, digjet me benzinë
Mon 8 Oct 2012 - 21:33
Sa keq mendon se do ia di per te mire ndokush ...
Re: Gjergj Ndreca tenton vetëflijimin, digjet me benzinë
Mon 8 Oct 2012 - 22:35
Çfarë bëri Ndreca, do ta bëjmë të gjithë!
Çfarë bëri Ndreca, do të bëjmë të gjithë. Do të digjemi, nëse nuk na dëgjoni!!!
Një heshtje e zymtë kishte pllakosur në tendën e plasmastë të ish- burgosurve politikë, e cila ishte e mbushur plot me parulla, ku në njërën prej tyre shkruhej:
“S’ka e s’ka si heroizma,
edhe si idealizma,
por kur dimër del behari
s’ka si zjarri”.
Zëri i lartë i TV-së tek “News24” dhe me kokat ulur dhe sytë e përlotur, po dëgjonin protestën para QSUT-së, ku po mjekohej shoku i tyre Gjergj Ndreca,i cili i vuri flakën vetes mëngjesin e sotëm.
“Ne ishim shtrirë dhe Gjergji shkoi për në banjo. Kur u kthye po hidhte “ujë” mbi kokë. Ç’e kapi kjo penallti në kokë mendova?! Kur fap nxori shkrepësen dhe u turra”, tregon Fatmir Lloçi.
Ai tregon krahun e përzhitur nga flakët në përpjekje për të neutralizuar flakët në trupin e Gjergjit, ndërkohë që me të përcjellë Ndrecën, ata janë shokuar sërish.
“Sapo u kthyem, Llazi Koçit i ra të fikët. E kapa dhe i nxora gjuhën dhe e nisëm me një makinë private, pasi ambulanca kishte ikur me Gjergjin. U tronditëm të gjithë”, pohon Lloçi.
Ata janë zënë në befasi nga veprimi i Ndrecës.
“Jemi shumë të shokuar. Nuk e kishim menduar këtë lloj veprimi. Do të flijohemi të gjithë derisa të plotësohen kërkesat tona”, rrëfen Kujtim Kaziu.
Me heshtjen në gjuhë dhe me lotët në sy tregonin tronditjen e tyre.
“Ishte mëngjes i zakonshëm. Po lexonim shtypin e ditës. Kur befas dëgjuam një zë: Çfarë bën? Çfarë bën? Aty u alarmuam dhe dolëm tek pragu, ku pashë shokun tonë të përfshirë nga flakët. U bashkova me to dhe po përpiqesha t’i shuaja flakët”, tregon Fatmir Lamaj.
Ai pohon se ata do të mbeten të palëkundur në qëndrimet e tyre.
“Gjendja është shumë e rëndë. Dëshpërimi i kapërcen edhe caqet e fundit të tija. Rrënimi psikologjik po avancon me shpejtësi drejt fundit të vet. Ne vazhdojmë të qëndrojmë fortë në kërkesat tona , të cilat janë të drejta dhe mëse të realizueshme. Por, mungesa e vullnetit politik për t’i zgjidhur krijon pengesa artificiale, të sajuara djallëzisht për të justifikuar qëndrimet e mbajtura deri më tani dhe mosdashjen e qëllimshme për realizimin e këtyre kërkesave”, shprehet Lamaj.
Dy policë jashtë tendës ishin sot “bodigardët psikologjikë” të ish- të burgosurve politikë, ndërsa në tendë ca vajza dhe gra të veshura me të zeza, ndoshta për koincidencë,qëndronin në fund të dyshekëve të njeriut të tyre.
Kaq vetëm kaq, tek tuk ndonjë lëvizje pranë tyre. Ku është humanizmi? Ku është solidariteti?
E përpinë flakët e Gjergjit?
Të mos heshtet përpara aktit sublim të Gjergj Ndrecës. Ne nuk po ngremë zërin si shtresë, por si qytetarë të këtij vendi. Të gjithë kemi probleme të njëjta. Akti i Gjergj Ndrecës është një apel për të gjithë,”
Anisa Xhani - Tema
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi