Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vlorë, 52-vjeçari tenton të djegë me benzinë dy vajza në plazhin Jonufër Empty Vlorë, 52-vjeçari tenton të djegë me benzinë dy vajza në plazhin Jonufër

Fri 27 May 2011 - 2:45
VLORE – Lajmifundit – Një shtetas banues në Vlorë ka tentuar të djegë me benzinë dy qytetare në plazhin e quajtur Jonufër në Vlorë me pretekstin se ishte pronar i tokës në këtë zonë ku nuk duhej të hynte askush.
Burime zyrtare të policisë së Vlorës, njoftojnë se më datë 25.05.2011 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Zija Rexhep Hameti, vjec 52, banues në lagjen “1-Maj” Vlorë.
Policia theksoi se procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi rreth orës 14:30 te datës 25.05.2011, në vendin e quajtur Jonufër në lagjen “Uji Ftohtë” ka shkuar me një bidon 6-litra me benzine në dorë duke kanosur, (me pretendimin se kishte marrë në shfrytëzim plazhin dhe nuk duhej të hynte askush në këtë pjesë pa leje nga Zija Hameti), se do digjte me benzinë shtetaset: J., B., vjece 17, banuese në fshatin Bestrovë dhe shtetasen; A. H., vjec 22, me arsim të lartë, me banim në lagjen “Uji-Ftohtë”.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia theksoi se materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rreethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga nenet 84 e 90 të Kodit Penal.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vlorë, 52-vjeçari tenton të djegë me benzinë dy vajza në plazhin Jonufër Empty Re: Vlorë, 52-vjeçari tenton të djegë me benzinë dy vajza në plazhin Jonufër

Fri 27 May 2011 - 2:46
Çmënduri!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi