Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Veseli: Haradinaj kryeministër, vetëm me votën e qytetarëve Empty Veseli: Haradinaj kryeministër, vetëm me votën e qytetarëve

Mon 14 Jan 2013 - 23:23
Ish - kreu i SHIK-ut, i anëtarësuar së fundi edhe zyrtarisht në PDK, Kadri Veseli ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mund të bëhet kryeministër vetëm me votat që i fiton nga populli. Duke vlerësuar apetitet e Ramush Haradinajt për t’u bërë kryeministër, Veseli ka thënë se çdo pretendim për secilin post është legjitime deri në momentin kur e ka legjitimitetin e votave të qytetarëve të Kosovës.

“Lirimi i Ramush Haradinajt është një fitore e madhe për Kosovën dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës, kjo është aspekti një anësor i përgjigjes në pyetjen tuaj, ndërsa në kuptimin politik, ne kemi një proces demokratik të cilin ne të gjithë duhet ta respektojmë dhe të gjithë neve që pretendojmë të merremi me politik duhet të sillemi konform atyre rregullave demokratike. Pastaj çdo pretendim apo dëshirë është legjitime deri në momentin kur e ka edhe mbështetjen legjitime të votave dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli për Radio Dukagjinin.

“ PDK-ja është fituese legjitime dhe legale në Kosovë aktualisht, presim zgjedhjet e ardhshme, besojë se do të kemi një situatë më të mirë dhe edhe më të lakmueshme për qytetarët tanë. Kjo i bie që të gjithë do të jemi të kënaqur me vullnetin e sovranit dhe do të zgjedhemi në bazë të këtij vullneti të sovranit”, ka thënë Veseli.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi