Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia një nëne që lindi 18 fëmijë në shtëpi dhe në mal Empty Historia një nëne që lindi 18 fëmijë në shtëpi dhe në mal

Tue 15 Jan 2013 - 17:18
Xhaje Kuka

Tetë nuk mbijetuan, dhjetë të tjerët e bënë me 52 nipër e mbesa

Historia një nëne që lindi 18 fëmijë në shtëpi dhe në mal Xhaje-Kuka-300x229
Vetëm rreth 5 kilometra larg Qafës së Buallit, në të majtë të rrugës nacionale drejt Burrelit, në një lagje të fshatit Plani i Bardhë, na rastisi të njihemi me historinë e nënës 70-vjeçare Xhaje Kuka, e cila lindi dhe rriti 18 fëmijë.

Nëna aktualisht gëzonte shëndet të plotë për t’u admiruar.

“Unë, – nis dhe tregon nëna, – kam ardhur në këtë shtëpi nga një fshat këtu afër, kur kam qenë vetëm 14 vjeçe, kuptohet pas një martese me shkuesi. Fëmijën e parë e kam lindur kur kam qenë 17 vjeçe dhe më pas, pothuajse për çdo një apo dy vite linda edhe 17 fëmijë të tjerë, që vinin njëri pas tjetrit. Isha e vetmja nuse në shtëpi. Jetesa ishte shumë e vështirë, pasi nuk plotësohej asnjë lloj kushti për një jetesë normale. Ndaj duhej të bëja të gjitha punët e shtëpisë, si dhe të punoja në kooperativë, pa harruar edhe shërbimet për vjehrrin e vjehrrën, sipas zakoneve të kohës. Dhe imagjinoni të gjitha këto shërbime duhej të bëheshin në kushtet kur unë isha shtatzënë”.

Fëmijët vinin radhë. Të gjitha lindjet janë bërë në kushtet e shtëpisë, pa prezencën e mamisë apo infermieres që në atë kohë mungonin në fshat. Madje dy nga këto lindje janë bërë në mal. Ja si e tregon Xhaja këtë lindje: “Duhej të bëja nga punët më të rënda fizike, siç ishte edhe ajo e mbajtjes së druve të zjarrit në kurriz. Ishte dimër. Shtatzënë në muajin e fundit, ngjitem lart në pyll për të marrë dru zjarri. Mëngjes herët, poshtë në fshat asnjë oxhak nuk nxirrte akoma tym. Mes dhimbjeve të forta të lindjes, bëj barrën e druve, por lind edhe fëmijën, të cilin e mbështjell me teshat e trupit. Në pamundësi për të marrë gjithë barrën e druve të zjarrit, pasi duhej mbajtur edhe foshnja e sapolindur, mora në shpinë vetëm gjysmën e saj, për t’iu ruajtur përgojimit, pasi do thonin: shkoi nusja në mal dhe u kthye pa dru”.

Vështirësitë vinin në rritje. 70-vjeçarja thotë se nuk pati asnjë ndihmesë apo lehtësim e përkujdesje nga shteti i asaj kohe, edhe pse thuhej se nënat me shumë fëmijë gëzojnë favore. Kushtet mizerabël të kësaj jetese, bënë që ajo të humbë 8 nga 18 fëmijët e saj. “Jo që nuk gëzova asnjë favor, por kërkohesha të dal për çdo ditë në kooperativë. Nëse nuk realizoja ditët e punës, më kërcënonin me pushimin nga puna të burrit, i cili punonte në minierë dhe siguronte një rrogë me të cilën kavatoheshim të gjithë si familje dhe rritnim fëmijët”, thotë gruaja e moshuar.

Xhaje Kuka, nënë e 18 fëmijëve dhe 52 nipërve e mbesave, edhe sot mbahet mjaft mirë fizikisht. Ajo ende vazhdon të punojë në ndihmë të familjes së saj. Por, duket se vështirësitë e jetës ende vazhdojnë ta ndjekin atë. “Fshati ynë në shumicë ka lëvizur drejt Tiranës dhe Durrësit, fare pak familje kemi mbetur këtu, pasi nuk kemi kushte jetese. Kryesorja, – vijon të tregojë ajo,- mungon rruga dhe uji, që na e vështirësojnë shumë jetën në këtë fshat. Për 20 vite demokraci asgjë nuk është bërë.”

E lëmë nënë Xhajen duke mbartur ujë në shpinë me bucelë dhe teksa largohemi prej saj, ndjehemi të mrekulluar nga historia e jetës, që për nga numri 18 i lindjeve të fëmijëve dhe veçanërisht në kushte të këqija, përbën ndoshta një rast për librin e rekordeve “Gines”. - Hysen Likdisha



Lindja në mal

Mes dhimbjeve të forta të lindjes, bëj barrën e druve, por lind edhe fëmijën, të cilin e mbështjell me teshat e trupit. Në pamundësi për të marrë gjithë barrën e druve të zjarrit, pasi duhej mbajtur edhe foshnja e sapolindur, mora në shpinë vetëm gjysmën e saj, për t’iu ruajtur përgojimit, pasi do thonin: shkoi nusja në mal dhe u kthye pa dru…
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Historia një nëne që lindi 18 fëmijë në shtëpi dhe në mal Empty Re: Historia një nëne që lindi 18 fëmijë në shtëpi dhe në mal

Tue 15 Jan 2013 - 18:34
eh,te tilla nuk ka me,tani nuk po mund i lindin ne spital,e lere me ne mal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi