Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Mbërrin foshnja e parë e braktisur për vitin 2013 Empty Mbërrin foshnja e parë e braktisur për vitin 2013

Tue 22 Jan 2013 - 22:15
Mbërrin foshnja e parë e braktisur për vitin 2013 Florian%20berisha%2020

“Djepi i engjëjve” është shtëpia provizore e foshnjave që braktisen sapo lindin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Që nga viti 1996, vit kur është ndërtuar kjo qendër, janë pritur e përcjellë qindra foshnja të braktisura. Para dy vitesh, qendra ka pasur 35 fëmijë të braktisur. Ndërsa vitin e kaluar kanë marrë përkujdesje në këtë qendër 27 foshnja.

Të gjithë këta fëmijë të vegjël i bashkon e njëjta dramë familjare: janë braktisur nga nëna për shkak të një lidhjeje të padëshiruar.

Edhe për vitin 2013 nuk ka vonuar të vijë fëmija i parë i braktisur. Ka vetëm tre ditë që ka lindur një fëmijë i cili është vendosur tashmë në “Djepin e Engjëjve”, qendra që përkujdeset për ta deri sa të shkojnë befotrof, shtëpinë e foshnjës. Lidhur me këtë rast nuk jepet asnjë informacion, për arsye etike profesionale.

Edhe pse numri është realisht i madh, mund të themi se vitet e fundit vihet re një rënie e braktisjes së fëmijëve. Kjo për shkak të rritjes së numrit të aborteve, bazuar në ndërgjegjësimin e popullatës për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara.

Ne kemi biseduar me punonjësen sociale të kësaj qendre, e cila kujdeset për fëmijët e braktisur. Sociologia Mira Asllani shprehet se në 17 vitet e punës së saj, ka parë shumë raste të braktisjes së foshnjave në spital. Me dhjetëra herë ka parë nëna që braktisin fëmijët e sapolindur në spitalet private apo shtetërore në kryeqytet.

Mosha mesatare e nënave që braktisin fëmijët në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është rreth 25 vjeç, por ka pasur edhe vajza 15-vjeçare që janë gjendur përballë kësaj situate. Sipas Mira Asllanit, pjesa më e madhe e tyre janë nga rrethet. Të pakta janë rastet kur kushtet ekonomike kanë çuar një nënë të braktisë fëmijën e saj.

Pjesa më e madhe nënave të reja braktisin të vegjlit e tyre, për shkak të mungesës së prindit mashkull. Lidhjet e dështuara nuk kanë bërë që nënat e reja të heqin dorë nga lindja e fëmijës, për një arsye apo për një tjetër. “Ka pasur raste që vijnë studente të reja, të cilat duke u përpjekur që rasti i tyre të mos merret vesh, lindin dhe i braktisin fëmijët në maternitet. Mungesa e babait ka bërë që shumë nëna të reja të lënë fëmijët këtu, ndoshta për të mos i parë më në jetën e tyre.” Të pakta janë ato që kthejnë kokën pas, qoftë dhe për t’i parë për pak foshnjat e tyre.

Këto kërthi mbahen dy deri në tre muaj pas lindjes kur kërkojnë trajtim të veçantë. Më pas dërgohen në shtëpinë e foshnjës, ku mund të jepen më vonë për birësim.

Nënat që vendosin të braktisin fëmijët e tyre në maternitet nuk janë vetëm nëna të ardhura nga zonat rurale. Një pjesë e mirë janë nga kryeqyteti, të cilat me gjithë informacionet që kanë, nuk kanë mundur ta parandalojnë shtatzëninë. “Ka raste që vijnë dhe lindin këtu nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Më pas vijojnë jetën në qytetet e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, shpjegon sociologia Asllani.

Pavarësisht se të padëshiruar nga familja, këta fëmijë marrin një trajtim të veçantë nga shteti që nga moment i lindjes deri sa të birësohen apo të gjejnë një familje. Punonjëset e spitalit pohojnë se, fatkeqësisht, nënat që i lënë fëmijët e tyre në spital as nuk vijnë t’i shohin më foshnjat, madje preferojnë të mos duken fare aty. Periudha dy apo tremujore që fëmijët qëndrojnë në spital, i krijon mundësi edhe nënës që të mund të kthehet dhe ta rimarrë foshnjën e saj. Më vonë kjo gjë mund të bëhet gati e pamundur. Koha e qëndrimit mund të shkojë deri në një vit, nëse gjykata nuk e deklaron atë të braktisur dhe prindërit mund të jenë në proces ndarjeje. Rregullorja parashikon që nëse nëna lëshon deklaratë se do ta takojë gjithmonë fëmijën e saj, atëherë fëmija do të qëndrojë në jetimore, por nuk mund të birësohet. Në të kundërt, qendra i çon në jetimore dhe jetimorja ka të drejtë t’i japë për birësim. “Sa më shpejt që të birësohet një fëmijë, aq më mirë është, pasi krijon kushtet e përshtatshme që ky fëmijë të mësohet dhe të rritet në një familje”, sqaron sociologia Mira Asllani.



Shifrat

INSTAT dhe ISHP bëjnë të ditur minimizimin e vdekshmërisë foshnjore në kryeqytet, ndërkohë që shifra mbetet e lartë në zonat malore. Respektivisht 38 vdekje për 1000 lindje. Përdorimi i metodave kontraceptive është më i gjerë në zonat urbane, ndërkohë që mbetet i ulët numri i shqiptarëve që përdorin metoda moderne për t’u ruajtur nga shtatzënitë e padëshiruara. Kjo sigurisht që ka çuar një numër në rritje të aborteve si në klinikat shtetërore dhe në ato private. Rënia e metodave kontraceptive ka çuar në një rritje të shtatzënive të padëshiruara. Mungesa e veprimit, sipas specialistëve, çon në braktisjen e foshnjave nga nënat e reja.



Rriten abortet në shtet

Edhe pse shifra mbetet në nivele të larta, vitet e fundit vihet re një rënie e numrit të nënave që braktisin foshnjat e sapolindura. Kjo për shkak të numrit të lartë të aborteve. Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mos lejojë kryerjen e aborteve në klinikat private. Se si do të ecë kjo nismë, pritet të shohim muajt në vijim. Sipas punonjësve të spitalit, këtë fillim viti vihet re rritje e numrit të aborteve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Kjo sipas mjekëve do të identifikojë të dhënat e sakta për numrin e aborteve dhe do të rrisë sigurinë për nënat që vendosin të kryejnë një ndërhyrje të tillë.







Bamirësi te Mumja, barna për jetimët e “Zyber Hallulit”

“Bëj pjesën tënde” është një iniciativë e tre të rinjve, Rezart Cenaj, Eralda Asllani dhe Fjorda Koromani, të mbështetur nga një grup profesionistësh të rinj që punojnë në fushën e kulturës dhe medias, të cilët gjithnjë kanë qenë të angazhuar me çështje sociale dhe që mundohen të promovojnë këtë ndjeshmëri të tyren. Shpeshherë problemet shoqërore shihen si një sferë veprimi vetëm e institucioneve apo organizatave të cilat kanë këtë profil, por kjo nuk do të thotë që dhe individë jashtë tyre nuk mund të organizohen si shoqëri civile për të reaguar dhe përmirësuar disa kushte sociale.

“Bëj pjesën tënde” është për këta të rinj një mentalitet, sipas të cilit edhe pa qenë pjesë e ndonjë organizate apo institucioni, mund të gjenerosh vëmendje ndaj fenomeneve sociale dhe pse jo, një vlerë sado modeste ekonomike, për të kontribuar në përmirësimin apo lehtësimin e disa kushteve për njerëzit në nevojë. “Nisur nga ky parim, ne, një grup të rinjsh, vendosëm të përdorim bagazhin tonë profesional për të ndërtuar një eveniment të cilësisë së lartë për të tërhequr vëmendjen publike mbi fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” dhe nevojat e tyre.” Rezarti, Eralda, Fjorda thonë se mentaliteti “Bëj pjesën tënde” u tregon këtyre individëve që nuk janë të harruar, që ata janë pjesë e njerëzisë pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen. “Në të njëjtën kohë mendojmë se emancipimi i një shoqërie tregohet atëherë kur individët e saj arrijnë të kenë aq ndjeshmëri sa të vihen në pozitat e të tjerëve (sidomos në atë të të dobëtit dhe jo të të privilegjuarit) dhe të ndjejnë empati karshi tyre.”

Në rastin konkret, nisma “Bëj pjesën tjetër” organizon më 25 janar një ngjarje muzikore të shoqëruar nga një performancë vizuale krijuar enkas nga artisti Italian Gianfranco Maiullari. Ditën e premte, në Mumja Club, është ftuar një nga veteranët e muzikës elektronike të kryeqytetit, Dj Ne-On (Rezart Cenaj), i cili ka qenë dhe nismëtari kryesor i kësaj iniciative. Pjesëmarrësit mund të kontribuojnë sipas dëshirës duke blerë sa më shumë bileta me çmim 100 lekë. Me fondet e mbledhura do të blihen barna për të cilat kanë nevojë fëmijët e “Zyber Hallullit”.

Tre të rinjtë, thonë se kjo ngjarje synon ndër të tjera që të krijojë një precedent i cili demitizon mënyrën se si publiku është mësuar të shohë, kuptojë apo trajtojë atë që quhet “shoqëri civile”. “Ne mendojmë se “shoqëri civile” nuk do të thotë thjesht një grup subjektesh me numër Nipt-i dhe vendim gjykate, por është gjithashtu e përfaqësuar nga individë me ndjeshmëri sociale të cilët nëpërmjet nismave të tyre u japin të tjerëve shembuj moral dhe praktik se si mund të veprojnë për të dhënë kontributin e tyre.”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi