Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Te dhena te reja te pamohueshme qe tregojne qe ne Mars ka patur jete dhe mund te kete akoma Empty Te dhena te reja te pamohueshme qe tregojne qe ne Mars ka patur jete dhe mund te kete akoma

Wed 23 Jan 2013 - 13:56
Te dhena te reja te pamohueshme qe tregojne qe ne Mars ka patur jete dhe mund te kete akoma Mars-crater
Me ne fund nga Marsi ka ardhur nje lajm qe shume shkencetare dhe te apasionuar ndaj gjerave te tilla e prisnin me padurim.
Nje krater gjigand ne siperfaqen e Marsit mund te fshehe te dhenat me te forta qe mund te gjendeshin qe nje here ne Planetin e Kuq ka patur jete.
Kerkimi i publikuar ne gazeten "Nature Geoscince" sugjeron qe perberesit e nevojshem per te mbajtur mikroorganizma te thjeshte mund te kene qene prezente ne planetin Mars per pjesen me te madhe te historise se tij.
Shkencetaret te cilet jane duke studiuar kraterin e pagezuar si krateri McLaughlin, i cili eshte krijuar kur nje meteor eshte perplasur me siperfaqen e planetit, besojne qe perberesit e jetes mund te kene qene prezente ne 'nensiperfaqen Marsiane', qe eshte nje zone qe ndodhet deri ne tre milje nen siperfaqen e planetit.

Nje numer i madh guresh e shkembinjsh te hedhur nga impakti me meteorin permbajne minerale dhe argjile, struktura kimike e te cilave duket te kete qene e ndryshuar nga uji.

Profesori John Parnell, i Universitetit te Aberdeen, dhe Dr. Joseph Michalski, autor kryesor dhe gjeolog planetar ne Matural History Museum, tani besojne qe keto zbulime mund te tregojne qe ka ekzistuar jete nen siperfaqen e Marsit.
Ky zbulim i jashtezakonshem ka ardhur pasi shkencetaret kane shqyrtuar te dhenat nga i fuqishmi Mars Reconnaissance Orbiter dhe anijet Mars Express te ESA-s.
Me me shume se gjysmen e jetes ne Toke qe perbehet nga mikroorganizmat e thjeshte qe jetojne nen siperfaqen e tokes, shkencetaret kane sugjeruar qe e njejta gje mund te kete qene e vertete edhe per jeten ne Mars.

Dr. Joseph Michalski, autori kryesor i studimit, tha: "Atje ekzistonin te gjithe ingredientet per te patur jete. Por megjithate duhet mbajtur parasysh qe vetem organizmat e vegjel nje-qelizore do te mund te mbijetonin ne ato kushte."
"Megjithate, pas ketyre zbulimeve dhe fakteve te mbledhura une do te isha me i habitur nese do te mesoja qe nuk ka ekzistuar asnjehere jete ne mars , se sa nese do te zbulonim nje dite se jete e thjeshte ka jetuar ne ate mjedis, ne ate planet."
"Dhe pjesa me e rendesishme e ketij zbulimi eshte qe nese jeta ka ekzistuar ne ate planet kohe me pare, ka nje mundesi qe mund te ekzistoje ende dhe tani. Fundja nuk ka pse te mos jete keshtu."
"Po per kete duhet te behen studime te tjera qe do te mund te duan shume pajisje, kohe, para."
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi