- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Fotot e papara të Diellit ,,,
Thu 24 Jan 2013 - 14:16
Një foto-portret e Diellit, e paparë më parë, sqaron disa mekanizma përgjegjëse për temperaturat rekord të kurorës diellore, mes të cilave ka disa struktura të cilat ekspertët e NASA-s dhe kolegët e Imperial College të Londrës i cilësojnë si “gërsheta” magnetike.
Zbulimi, i publikuar në revistën “Nature”, është mundësuar falë pamjeve të realizuara me rezolucionin më të lartë të mundshëm të kurorës diellore, ose të pjesës më ekstreme të Diellit, që djeg në miliona gradë.
Të realizuara përmes teleskopit High Resolution Coronal Imager të NASA-s, 165 fotot kanë një rezolucion 5 herë më të madh krahasuar me fotot e Diellit të bëra deri më sot.
Fotografitë janë bërë gjatë një fluturimi në bordin e një rakete më 11 korrikun e kaluar, me shpejtësinë e një shkrepjeje çdo pesë sekonda.
Pamjet tregojnë sekuencat e evolucionit të fushës magnetike diellore, formacionin e përbërjes së plazmës dhe lëshimin e vazhdueshëm të energjisë që ndriçon plazmën, tregues i ngrohjes së kurorës mes 1 dhe 2 milionë gradë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi