Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur Empty Greqia “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur

Mon 28 Jan 2013 - 13:47


jugu“696 pikat e kërkimit për eshtrat, përkojnë me kufirin imagjinar të vendosur nga shteti fqinj për atë që e quajnë “Vorio Ipiros”.

Tashmë jo vetëm ekstremistët, por edhe zyrtarët e Greqisë kërkojnë të ngjallin fantazmat e “Epirit të Veriut” me anë të eshtrave të “ushtrisë së vdekur”. Gazeta “Kombëtare” prej dy ditësh ka publikuar fakte që tregojnë se Athina zyrtare, ka kërkuar nga Shqipëria lejen për të kryer kontrolle në 696 vende për eshtrat e ushtarëve të rënë grek. Sot ju sjellim një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet, kërkimet e pretenduara nga pala greke, përkojnë saktësisht me kufijtë imagjinar të “Epirit të Veriut”.

Shkresa e cila i është dorëzuar pak muaj më parë qeverisë shqiptare, përmban 696 vend-kërkime, të cilat nisin që nga zonat kufitare me Greqinë, për të vijuar më pas në Korçë, qytetin e Pogradecit, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, për të zbritur më pas në fshatrat e bregdetit, deri në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Në këto zona, Greqia pretendon se ka eshtra të ushtarëve të saj të vrarë gjatë luftës italo-greke. Madje disa prej pikave të kërkimit, arrijnë deri në afërsi të qytetit të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur prej shekujsh, raporton “Kombare”.

Ky veprim i Athinës zyrtare, duket se kërkon që të ngjall kufijtë imagjinar të “Epirit të Veriut” duke vendosur varreza të ushtarëve grek përgjatë gjithë këtij kufiri, të pretenduar prej tyre. Kjo kërkesë, tashmë zyrtare, vjen pas përpjekjeve disa vjeçare të qarqeve ekstremiste greke, për pretendime territoriale karshi Shqipërisë. Madje këto kërkesa absurde, kanë arritur deri aty sa të kërkojnë autonominë e kësaj zone, e cila më pas do t’i bashkohej “tokës mëmë”.

Deklaratat e herëpashershme të deputetëve dhe zyrtarëve grek, të bëra kryesisht nga Himara, kanë treguar se Greqia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale kundrejt Shqipërisë, edhe pse kërkesat e tyre nuk janë të bazuara askund. Deklarata më e fundit ishte ajo e gushtit të kaluar, kur deputeti neonazist i Agimit të Artë Kristos Papas, nga Himara ku ishte i pranishëm për përkujtimin e vdekjes së Aristotel Gumës, shfaqi pretendimet se toka ku ata gjendeshin, ishte tokë greke dhe se shumë shpejt ajo do t’i bashkohej Greqisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi