Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Na kanë ardh këta grekët! Empty Na kanë ardh këta grekët!

Sat 2 Feb 2013 - 2:38
Na kanë ardh këta grekët! Familja%20Banushi%20%20biznes%20i%20vogel%20qebaptore%2015Besarta Basha

Jeta është e tillë. Kurrë nuk dihet se ku të rrokullis. Kjo është ajo që ka sjellë edhe kriza botërore ekonomike. Fatet e njerëzve janë shkartisur edhe njëherë. Në këtë vrull pasigurie që shoqëron financat e globit nuk kishte si të mbeteshin të paprekur edhe shqiptarët. Ata që e kanë pësuar më keq janë emigrantët, njerëz të cilët të gjithë mundin e tyre e derdhën në emigracion dhe që për një çast panë t’u lëvizte bota nën këmbë. Shumë prej tyre sot kanë marrë rrugën e kthimit. Kush me familje, kush individualisht, ata po përpiqen të ndërtojnë një jetë të re, në tokën e tyre, por në një realitet që ka pak për t’u ofruar. Zhgënjimi deri diku është i dukshëm. Shqipëria që ata kërkonin, nuk është mëmëdheu me krahëhapur. Është një vend me halle shumë, por që gjithsesi ata e kanë pranuar si të tillë dhe po përpiqen të përshtaten. E tillë është edhe familja Banushi në Tiranë. Arti dhe Irisi së bashku me djemtë Theodhoriu20) dhe Franko (15) kanë 6 muaj që kanë lënë tokën greke për t’u vendosur përfundimisht në vendin e origjinës. Në vendin fqinj çifti ka punuar në punë të ndryshme. Arti ka punuar fillimisht në ndërtim, më pas si kasap, ndërkohë bashkëshortja e tij ka shërbyer si babysiter. Arsyeja e kthimit në atdhe ishte përballja me mungesën e punës.

“Im shoq kishte dy vite pa punë. Unë punoja ku të gjeja. Fëmijët duheshin mbajtur të dy në shkollë. Vendimi për t’u kthyer ishte i pashmangshëm”, rrëfen Irisi. Në muajin gusht të vitit të kaluar çifti i bashkëshortëve vendosi të kthehej përfundimisht në Shqipëri. Përballja me realitetin ishte e vështirë. Pa banesë, me dy fëmijë për t’u sistemuar, fillimet e këtushme ishin me shumë peripeci. Gjëja e parë që menduan ishte të hapnin një aktivitet të tyrin. Por entuziazmi i fillimit duket se u është venitur. “Kishim një ide më të mirë për jetesën këtu. Edhe pse jemi ambientuar disi këto kohë, prapë duket e vështirë.” Irisi tregon se më e vështirë ka qenë për fëmijët. Të rritur dhe të arsimuar në një vend të huaj, atyre u është dashur të përshtaten më shumë se kushdo. Franko, djali më i vogël i familjes Banushi, ndjek studimet në klasën e 9-të në shkollën “Ali Demi” në Tiranë. Vështirësia e tij më e madhe është shkrimi i gramatikës së gjuhës shqipe. Mësuesit e kanë mirëkuptuar. Që në fillim të bisedës ai thotë se prindërit nuk e pyetën kur morën vendimin për tu kthyer në Shqipëri.

“Atje nuk dilja fare me shokët. Vetëm kur luaja kalçeto. Tani kam mësuar dhe dal shpesh të pi kafe me shokët.” Por edhe Franko duhet të përballet me një lloj racizmi të veçantë në llojin e tij. “Ndodh që në jetën e përditshme të më paragjykojnë. Nëse në Greqi më thonin “ky shqiptari”, ka raste që në lagje të thonë “na ka ardh ky greku”. Familja Banushi ka vendosur të mos kthehet më pas. Për ta Greqia është një kapitull i mbyllur. “Jo në Greqi nuk kthehemi më. Tashmë të gjithë mundin tonë, me gjithë vështirësitë që mund të kemi do e derdhim këtu”, thotë Irisi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi