Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LORI  XHAFERI Empty LORI XHAFERI

Sat 2 Feb 2013 - 19:30
LORI  XHAFERI 2625355
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LORI  XHAFERI Empty Re: LORI XHAFERI

Sat 2 Feb 2013 - 19:32
Lori Xhaferri ka lindur më 17 maj të viti 1975 në qytetin e Pogradecit. jeton në Korçë. Arti i saj bie në sy për gjetjen e bukur dhe ndërtimin me art të poezisë.



POEZISË

Kujtuan se më morën poezinë
miken besnike të zemrës time,
atje,ku dhembja ime dhemb
e në çdo varg është një pik’ lot.

Lakmia,smira,ligësia,provuan
t’a zhdukin atë para syve t’ mi
un’ e mblodha me shpirtin tim
kështu s’munden t’a vrisnin dot
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LORI  XHAFERI Empty Re: LORI XHAFERI

Sat 2 Feb 2013 - 19:37
EMIGRANTËT

Me çantë mbi shpinë t’mbushur me mallë,
rrëzë supash rripat e saj fort t’shtrënguar,
t’rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale,
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar.

Shikimi i nënës si shqiponjë pas j’u ndjek,
klithma vajzash mbetur ikona nëpër pragje,
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg,
lot’ që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe.

Motra zemërngrira presin në ankth zhytur,
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë!
Vëllezër kërthinj prej trishtimit t’mbytur,
dhimbje e pamatë që gjunjëzon dhe djallë.

Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti,
nëna kobëzeza, që s’kan’ një gur ku të qajnë,
vejusha t’pafata ngado mbjellur si tulipan’ t’ zi,
fëmij’ që prindërit në prehër dot s’i mbajnë.

Emigrant, fjalë mizore që s’di te falësh kurr’,
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell,
zemra nënash me gozhdë mbërthen për mur,
përcaktor njerzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LORI  XHAFERI Empty Re: LORI XHAFERI

Sat 2 Feb 2013 - 19:41
KUR KTHEJ KOKËN

Kthej kokën pas, hedh vështrimin larg.
Atje thellë në skajet e skutave të vjetra!
Vegime, kujtime e imazhe m’shfaqen përpara
si tablo bardhë e zi, herë njera e herë tjetra.

Gërmoj kujtesën, gjej gjithcka kam pasur!
Kudo shkel mendimi, më ngjall nostalgji,
kam gëzimet, lotët, njerzit më të dashur,
shoh të bukurën, të emblem e të hidhur fëmijëri.

Shoh lotët si kristali që kam derdhur për dikë,
që zemrën miliona copash m’a ndau kur u shua!
Po kërkoj gëzimet se dhimbjen s'dua t’a shoh më!
Ja shtëpia ime e vjetër, ku prinderit më lindën mua.

Atje kam ecur, kam kënduar, kam qeshur e qarë
djem të mirë e capkënë m’ë kanë dashur si të marrë,
që fëmijë misterin, të bukurën, gjithcka nisa t'i kërkoj!
Tani e fortë si shkëmbi aventurën e jetës me force përballoj!

Duart e arta të Zotit gjithmonë më kanë ledhatuar!
Me engjëjt jetoj, ndaj lutjen, çdo çast e përshpëris.
Kur jeta më rrëzon nga engjëjt jam rrethuar,
ky është ditari i jetës time, prej saj askush nuk e gris.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

LORI  XHAFERI Empty Re: LORI XHAFERI

Sat 2 Feb 2013 - 19:43
JAM ATY

Un’ jam aty
si një dor’ e padukshme
për t’ fshirë lotët e tu
n’ syt’ me ngjyr’ deti,
edhe kur ti nuk m’ sheh.
Jam aty kur ti prej dëshpërimit
vdekjen e ndjen pran’,
luftoj me djajt’ e ferrit
vetëm që ti të jetosh.
Jam aty kur bota bie mbi ty
e pa mëshir’ të urren,
mbaj peshën e saj
mbi lotët e mi si kristali
për të treguar se ke dikë
që të thot’ të dua.
Un’ jam aty
kur ëndrrat e bardha
dhe shpresa të braktisin,
bëhem fanari yt
vetëm që ti të shpresosh.
Un’gjithmon’ kam qën’ aty.
Ti ku ke qën’kur un’
kam pasur nevojë për ty ?
Pse nuk erdhe’ kurr’ ?
Vall’ a do t’ jesh ?
Po t’a them se t’ kam pritur gjatë
dhe më nuk do t’ pres.
E lënduar do jetoj e vetme
ndoshta do t’ shkoj afër
perëndimit tim,por betohem
se kurr’ nuk do t’ vdes.
Në kët’ bot’ t’ vogël fare
një shpirt i madh do t’ gjendet
që mua t’ më jap shpres.
Sponsored content

LORI  XHAFERI Empty Re: LORI XHAFERI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi