Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ai tha “hesht”, pasi nëse flisja do më ngulte thikën… Empty Ai tha “hesht”, pasi nëse flisja do më ngulte thikën…

Sun 3 Feb 2013 - 12:19
Ai tha “hesht”, pasi nëse flisja do më ngulte thikën… Dhun-300x175
Çdo kohë sjell në kujtesën e saj atë që ne ndryshe e quajmë realitet.
Jetojmë në një realitet kur ajo që ti zotëron, nuk dihet me siguri nëse është e jotja. Të gjithë njerëzit thonë “krizë, krizë, krizë”, dhe me thënë të drejtën kjo fjalë po kthehet në një mankth për qytetartët shqipëtarë.

Njerëzit janë të tmerruar, pasi siguria për ta është vënë vërtet në pikëpyetje…
Çpo ndodh?!
A është e drejtë që të na zëri paniku edhe për portofolin tonë?!
Alba një mikja ime tregon për alb-observer.com “ Ishte ora afërsisht aty tek 10 e natës, po kthehesha nga puna si zakonisht, por papritmas një djalë me motor mu afrua dhe me shpejtësi u mundua të më rrëmbej çantën…

Nga frika dhe instikti fillova dhe unë të reagoja saqë ai tërhiq çantën e unë tërhiq nga ana tjetër derisa rripi i çantës u këput dhe unë rashë e shtrirë në asphalt ndërsa ai iku me çantën time.
Ajo ka qenë dita ime më e zezë. Tashmë kam frikë të hedh një hap në rrugë vetëm…çtë bëj?!”
Në të tilla situate ndodhen me dhjetra qytetarë në rrugët e Tiranës, çdo ditë…çdo natë!
Pse?!
Sepse kërkojnë me mish e me shpirtë të mbrojnë atë që ju përket “çantën”.
Njoftimet e policisë çdo ditë e më shumë tregojnë për raste të grabitjes me dhunë nëpër rrugët e Shqipërisë por kryesisht në kryeqytet.
Po kështu, policia tregon se ka bërë shumë arrestime…
Po ku është kjo polici kur mua më grabisin?
Ku ndoshet ajo kur mua më kërcënojnë që të hesht në urban, vetëm e vetëm sepse po shoh që “ai” poi vjedh portofolin një tjetëri?!
Kush më mbron mua që të eci e qetë nëpër rrugët e qytetit tim?!
Kush e lufton krimin që unë mos të jemë një viktimë e rastit, gjatë një përleshje me armë mes dy bandave mafioze?!
Shumë prindër shprehen se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por çtë bëjnë pasi fëmijët këtu janë të pambrojtur, janë …”viktima të rastësisë”…/alb-observer.com/
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Ai tha “hesht”, pasi nëse flisja do më ngulte thikën… Empty Re: Ai tha “hesht”, pasi nëse flisja do më ngulte thikën…

Sun 3 Feb 2013 - 21:55
Vertet eshte per t'u ardhur keq me keto raste jo veten ne Shqiperi por ne te gjithe boten pothuajse....
Duhet te jemi me te kujdeshem edhe pse kujdesi po shihet ... Thuaj nuk ka shtet se pari qe te mbroje sepse cdo grabitje qe behet lihet pezull andaj veprojne keshtu...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi