Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Martesat e princërve me “hirushe”  Empty Martesat e princërve me “hirushe”

Tue 5 Feb 2013 - 17:05
Martesat e princërve me “hirushe”  Victoria09_400

Gjatë shekujve, monarkitë kanë patur një rregull të pashkruar: familjet mbretërore duhet të martohen vetëm me gjak mbretëror.

Dikur, martesat e tilla forconin pushtetin dhe ndikimin duke bërë aleanca. Kishte pak rëndësi nëse çifti pëlqehej. Por, kohët kanë ndryshuar. Nuk ka mbretëri në luftë dhe strategji për të bëre.

Monarkët gjithmonë e më shumë vendosin të martohen me dashuri, pavarësisht statusit te bashkëshortit të tyre, duke lejuar edhe trashegimtarët ta bëjnë këtë gjë.

Martesat e familjeve mbretërore me njerëz të zakonshëm po bëhen gjithmonë e me të shpeshta.

Princi i Britanisë, William i cili martua me Catherine Middleton në një ceremoni që u quajt “dasma e shekullit”, është ndër bashkimet e fundit të të një princi me një vajzë të thjeshtë, por historia ka njohur edhe shumë të tjera më parë.

1936: Mbreti Eduard VIII i Britanisë ka hequr dorë nga froni kur kishte më pak se një vit që ishte mbret per t’u martuar me amerikanen Wallis Simpson, e cila ishte divorcuar dy herë. Ata u bënë Duka dhe Dukesha e Windsor.

1956: Princi Ranieri III i Monakos u martua me aktoren amerikane Grace Kelly.

1968: Princi i Norvegjisë Harald u martua me vajzën e një tregtari veshjesh, Sonja Haraldsen. Pati një mosmiratim të hapur në ata kohë për martesën e tyre, por prej vitit 1991 ata janë Mbreti Harald V dhe mbretëresha Sonja.

1976: Mbreti Karl XVI Gustaf i Suedisë u martua me një vajzë të thjeshtë gjermane, Silvia Sommerlath.

1986: Princi Andrew, fëmija i tretë i mbretëreshës Elizabeth II e Britanisë, u martua me Sarah Ferguson. Çifti u nda në vitin 1992.

1993: Princi Abdullah i Jordanisë me Rania al-Jasin, e diplomuar në administrim biznesi nga një familje palestineze. Sot ata janë Mbreti Abdullah II dhe Mbretëresha Rania.

1997: Kristina, vajza e vogël e Mbretit të Spanjës Juan Carlos dhe mbretëreshës Sofia, vendosi të martohet me Inaki Urdangarin, një lojtar hendbolli me origjinë baske. Ata tani janë duka dhe dukesha e Palma de Mallorca.

1999: Princi i Britanisë, Edward djali i vogël i Mbretëreshës Elizabeth II vendosi të martohet me menaxheren Sophie Rhys-Jones, vajza e një shitësi gomash.

2001: Princi i Haakon i Norvegjisë u martua me Mette-Marit Tjessem Hoeiby. Ajo kishte një djalë nga marrëdhënia e saj e mëparshme.

2001: Mbreti Mohammed VI i Marokut eshtë martuar me vajzën e një mësuesi, Salma Bennani. Ajo është e njohur si Princesha Lalla Salma.

2002: Princi Willem-Alexander, trashëgimtari i fronit, është martuar me Maxima Zorreguieta, babai i të cilës ishte i përfshirë në juntën ushtarake argjentinase.

2002: Princesha Maertha Louise, vajza e mbretit të Norvegjisë, është martuar me shkrimtarin Ari Behn.

2003: Princi Laurent i Belgjikës, djali i vogël i Mbretit Albert II, është i vetmi anëtar i familjes mbretërore që është martuar me një vajzë të thjeshtë, Claire Coombs, një topografe me origjinë britanike dhe belge.

2004: Princi danez Frederik është martuar me australianen Mary Donaldson, menaxhere reklamash.

2004: Princi Felipe i Spanjës pretendet i fronit u martua me Letizia Ortiz, gazetare, prezantuese televizive, e cila ka qenë e martuar më parë.

2005: Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, u martua me gazetaren televizive Azrinaz Mazhar Hakim. Ata patën dy fëmijë dhe divorcuan në vitin 2010. Ajo ishte gruaja e tij e dytë.

2005: Princesha Sayako, vajza e vetme e perandorit Akihito i Japonisë, vendoset të martohet me Yoshiki Kuroda, një projektues qytetesh. Ajo u largua nga familja perandorake pas martesës.

2010: Princesha e Suedisë Victoria u martua me ish-trajnerin personal Daniel Westling.

Ritet e familjeve mbretërore nuk janë më aq të paprekshme dhe misterioze. Çdo vajzë mund të jetë një princeshë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi