Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Mitrovicë, shpërthen granata, plagosen dy fëmijë serbë  Empty Mitrovicë, shpërthen granata, plagosen dy fëmijë serbë

Tue 5 Feb 2013 - 21:42
Mitrovicë, shpërthen granata, plagosen dy fëmijë serbë  Bomba%20456

Mitrovicë-Gjatë orëve të vonta të ditës së hënë, dy fëmijë me kombësi
serbe u plagosën nga shpërthimi i një granate, ndërsa ishin në shtëpi,
bëri të ditur të martën zëdhënësi i policisë rajonale të Kosovës, Besim
Hoti, raporton agjencia e lajmeve “Tanjug”.

“Pas kërkimit nga policia të banesës së familjes
Stojanoviç është gjetur një granatë dore, M75, e ngjashme me atë që
shpërtheu në banesën e familjes Vuçetiç, ku dy fëmijë u plagosën natën e
kaluar”, tha Hoti dhe shtoi: “Policia ndaloi shtetasin Sërxhan
Stojanoviç”. Zëdhënësi i policisë rajonale të Kosovës bëri të ditur për
agjencinë e lajmeve “Tanjug” se policia gjeti municione të shumta dhe
një pushkë “Kallashnikov”.

Një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare, të
kombësisë serbe u plagosën kur një person i panjohur hodhi një mjet
shpërthyes në shtëpinë e familjes Vuçetiç, në Mahallën e Boshnjakëve,
një lagje në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar nga serbë dhe
shqiptarë. Fëmijët, të cilët morën plagë në kokë dhe në qafë u dërguan
menjëherë në spitalin e Mitrovicës. Tashmë ata janë jashtë rrezikut për
jetën dhe janë dërguar në Beograd për një trajtim të specializuar.

/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi