Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mitrovicë, tensionohet situata  Empty Mitrovicë, tensionohet situata

Tue 20 Nov 2012 - 16:33
Mitrovicë, tensionohet situata  Veriu-pas-aksionit

Tensionohet situata në pjesën veriore të Mitrovicës. UNMIK-u ka shkuar për t’i ndërprerë punet e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut.

Mësohet duke e parë veprimin e UNMIK-ut edhe serbët e asaj pjese duket se janë inkurajuar. Ka pasur edhe gjuajtje me gurë nga të dyja palët. Situata është tensionuar edhe më shumë kur janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat nuk dihet se nga kanë ardhur.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, nuk ka pasur lëndime e as dëmë tjera. Sipas tij “Njësitet Speciale të Policisë së EULEX-it janë thirrur në vendngjarje për të kontrolluar situatën, e cila tani paraqitet e qetë”.Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës tri automjete private, në dy zona të ndryshme, njëra me targa serbe të regjistrimit, një tjetër me targa “RKS” në Mitrovicë, dhe një tjetër pa targa, në Zveqan, janë djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me substanca ndezëse.Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Zyrtarët policor kanë kontaktuar pronarët e automjeteve përkatësisht ankuesit e këtyre rasteve, të gjithë të përkatësisë etnike serbe, të cilët janë intervistuar nga policia.Motivet e këtyre akteve kriminale, si dhe kryesit e akteve, deri më tani mbeten ende të panjohur për hetuesit policor edhe përkundër dyshimeve që në rastin e zjarrvënies në Zvecan, motiv i mundshëm mund të jetë një larje hesapesh në mes personave rreth një borxhi të pashlyer.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi