Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Wed 4 Dec 2013 - 18:35
16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë 656X37331838beqaj
Qeveria e Kosovës ka marrë hua 16 milionë dollarë nga Fondi për Zhvillim i Mbretërisë së Arabisë Saudite, të cilat do të shfrytëzohen për ndërtimin e rrugës Prishtinë - Mitrovicë. Marrëveshja është nënshkruar të martën nga ministri i Financave (MF), Besim Beqaj dhe zëvendëspresidenti i Fondit për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed A. Al-jenaidel.
Ministri Besim Beqaj ka deklaruar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se shënon fillimin e marrëdhënieve konkrete në mes të dy vendeve tona duke nënshkruar marrëveshjen për financim të përbashkët në mes të Fondit Saudit për Zhvillim, OFID-it dhe Bankës Islamike për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës për financimin e rrugës M2 në drejtim të Mitrovicës. “Rruga M2 në drejtim të Mitrovicës ka një rëndësi të veçantë për shkak se nevoja për zhvillim ekonomik dhe lidhja e këtyre qyteteve është shumë e rëndësishme për të ardhmen ekonomike të vendit, por edhe për të ardhmen politike të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Beqaj, duke shtuar se ky është projekti i parë. “Besojmë se do të pasojnë edhe më shumë projekte të tjera në vijim. Deri më tani kemi gatishmërinë për projektet, të cilat janë në fushën e shëndetësisë dhe do t’i trajtojmë gjatë vitit 2014 të gjitha këto me potencialin tonë maksimal”, ka thënë ai.
Beqaj ka deklaruar se marrëveshjen e sheh si një derë të re të bashkëpunimit, e cila do të mbetet gjatë e hapur. “Bashkëpunimi ynë me institucionet financiare ndërkombëtare, qoftë nga vendet e Perëndimit, qoftë edhe nga vendet e Lindjes së Mesme, është i mirëpritur në Republikën e Kosovës dhe këto na mundësojnë që së bashku ta bëjmë një zhvillim ekonomik për Republikën e Kosovës, për qytetarët e saj, por edhe t’i promovojmë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet shteteve tona, në këtë rast me Arabinë Saudite”, është shprehur Beqaj.
Kurse zëvendëskryetari i Fondit për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Yousef Al-Bassam, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një provë e fuqishme dhe e gjallë e zotimit për bashkëpunim. “Presim ditën kur do të bashkohemi në rastin e përurimit dhe inaugurimit të këtij projekti të rëndësishëm rrugor. Fondi Saudit për Zhvillim është i vetëdijshëm për problemet dhe nevojat zhvillimore në shumicën e vendeve të reja në Evropë, siç është Kosova në këtë rast”, ka theksuar ai, duke shtuar se Fondi Saudit është shumë i interesuar ta thellojë bashkëpunimin e tij në Kosovë dhe të bëjë çfarë është e mundur për të ndihmuar në implementimin e projekteve zhvillimore në sektorët e ndryshëm të ekonomisë së Kosovës.
Huaja prej 16 milionë dollarësh do të fillojë të kthehet në gusht të vitit 2018 dhe do të përfundojë në shkurt të vitit 2033.
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=3&LID=2&ACatID=2&AID=31838&Ctype=1
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Wed 4 Dec 2013 - 19:05
Zoti e bekoft Arabin saudike si ka mirkuptim per kosoven
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Wed 4 Dec 2013 - 19:30
Kushtrimi4 shkruajti: Zoti e bekoft Arabin saudike si ka mirkuptim per kosoven
"Patriotet Shqiptare" Shaj nencmo arabin dhe Turkin.. e keto as qe jua ndin.. vazhdojn te ndihmojn infrastrukturen e dy shteteve tona Shqiptare..

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Thu 12 Dec 2013 - 2:16
Mjere trrute e thare qe keni!!!

"Qeveria e Kosovës ka marrë hua"

Nga hundet ka per t'ju mare ato 16 milione ajo "e cmushmja"...

Borxhi nuk eshte mirekuptim, eshte mbartje...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Thu 12 Dec 2013 - 18:49
Arabia saduke do ta perkrah Kosoven dhe tutje dhe me shum miliona sepse ne KS JAN MBI 96,% BANOR MUSLIMAN
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sat 28 Dec 2013 - 18:07
Mos kjo rruga Prishtine-Mitrovice po i sherben Serbise?!

http://www.engjujtshqiptare.com/t40383-arabet-investime-marramendese-ne-serbi

Ju jeni njesh me serbin, po e shfaqni fytyren e ndyre qe keni...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sat 28 Dec 2013 - 18:07
Kushtrimi4 shkruajti: Zoti e bekoft Arabin saudike si ka mirkuptim per kosoven

...po po, Zoti po e bekon Arabine se ka gjete budallenj si ty!

http://www.engjujtshqiptare.com/t40383-arabet-investime-marramendese-ne-serbi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sat 28 Dec 2013 - 18:11
Princo shkruajti:
Kushtrimi4 shkruajti: Zoti e bekoft Arabin saudike si ka mirkuptim per kosoven
"Patriotet Shqiptare" Shaj nencmo arabin dhe Turkin.. e keto as qe jua ndin.. vazhdojn te ndihmojn infrastrukturen e dy shteteve tona Shqiptare..



Ju per 16 milione ......... Arabise, ndersa Serbia qe masakroi e shkaterroi po lavderohet nga investimet marramendese arabe!

http://www.engjujtshqiptare.com/t40383-arabet-investime-marramendese-ne-serbi

Ju 10-fsha Arabine, Turqine, Serbine e ndonje funderine qe ju ngjan...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sat 28 Dec 2013 - 18:15
Kushtrimi4 shkruajti:Arabia saduke do ta perkrah Kosoven dhe tutje dhe me shum miliona sepse ne KS JAN MBI 96,% BANOR  MUSLIMAN


Te thuash se jane mbi 96% budallenj, me i kuptueshem do jesh!

Por ja qe ne Kosove nuk jane mbi 96% myslimane, por jane mbi 10 000 vjet 100% SHQIPTARE.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Sat 28 Dec 2013 - 18:16
Luan_Valikardi shkruajti:Mjere trrute e thare qe keni!!!

"Qeveria e Kosovës ka marrë hua"

Nga hundet ka per t'ju mare ato 16 milione ajo "e cmushmja"...

Borxhi nuk eshte mirekuptim, eshte mbartje...

C'te thote Luani me teper...

http://www.engjujtshqiptare.com/t40383-arabet-investime-marramendese-ne-serbi

...vetem te qeshe me injorancen tuaj!  grrrr 
Sponsored content

16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë Empty Re: 16 milionë $ për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi