Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë  Empty Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë

Thu 22 Nov 2012 - 11:47
Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë  MITROVICA-Uniformat

Situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar. Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së merkurës lagjen “Kroi i Vitakut”, në të cilën shqiptarët po rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Sipas policisë nuk pati dëme në njerëz e as në materiale, por edhe pse nuk dihen autorët, duket se qëllimi është një: frikësimi i banorëve shqiptarë.

E pikërisht disa orë pas kësaj ngjarjeje, qindra serbë protestuan në veri pranë urës kryesore. Ata shfaqën hapur qendrimin e tyre kundër kthimit të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Protesta u organizua nga kryetari i komunës ilegale të veriut të Mitrovicës, Kerstimir Pantiq. Ai ftoi edhe njëherë serbët, që të kundërshtojnë përpjekjet e faktorit shqiptar dhe ndërkombëtar për akomodimin e shqiptarëve, të cilët sic tha ai nuk kanë jetuar kurrë më përpara në veri.

Kerstimir Pantic, kryetar i komunës ilegale të veriut të Mitrovicës: “E ardhmja jonë është në duart tona dhe kurrë nuk do të lejojmë të imponohemi nga institucionet kosovare, apo që nga ne të krijojnë “'kosovarë” dhe nga krahina veriore edhe një shtet shqiptar apo “Shqipërine e madhe”. Arsyeja e këtij tubimi është dhuna e shkaktuar në vendbanimin Berxhani, ku shqiptarët tentojnë prej dhjetë vitesh radhazi të strehojnë shqiptarët, të cilët kurrë nuk kanë jetuar më parë në veri, duke tentuar që me këtë ta ndryshojnë strukturën etnike të banorëve, në këtë mënyrë të kryejnë spastrim etnik të Mitrovicës".

"Pasi kanë dështuar ta bëjnë këtë me armë, tani mundohen ta arrijnë nëpërmjet mënyrave të tjera. Fatkeqësisht këtu e kanë edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve. Sot në mëngjes kam thirrur përfaqësuesit e UNMIK-ut, që të reagojnë dhe ta ndërpresin ndërtimin e egër në këtë pjesë. Fatkeqësisht as këta të fundit, Stephan Velvik dhe zëvendësuesi i tij, befasisht janë larguar nga Mitrovica dhe kanë vendosur të marrin pushim vjetor”.

Në të njëjtën kohë, serbët janë duke protestuar edhe në Rudar dhe Zubinpotok dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugët magjistrale, që lidhin Mitrovicën me pikat kufitare në veri të Kosovës. Vlen të theksohet se policia e Kosovës nuk duket, por vetëm mbrojtja civile e Serbisë.

Qëndrimi i serbëve, qoftë edhe me tone kërcënuese, tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve, të cilët dëshirojnë të kthehen në pronat, që i braktisën gjatë luftës. Nëpër rrugët e lagjes takojmë kryesisht banorë të veshur me rroba pune, të cilët, pavarësisht tensioneve, shprehen të vendosur për vazhdimin e punimeve.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës: “Në orët e mëngjesit të sotëm patëm një incident të shpërthimit në lagjen e Kroit të Vitakut dhe atje, një numër i pjesëtarëve të policisë së Kosovës është përqendruar për aspektin e sigurisë”.

Në formë reagimi ndaj situatës, komuna e Mitrovicës mblodhi Komitetin e Sigurisë në një takim të jashtëzakonshëm. Kryetari i qytetit, Avni Kastrati, tha se përkundër kërcënimeve dhe incidenteve, që janë duke krijuar strukturat paralele serbe në veri, rindërtimi i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë nuk do të ndërpritet.



Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë  Empty Re: Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë

Thu 22 Nov 2012 - 12:45
Kater fakte nuk i trembin shqiptaret:
-Lumi "Ibar" ne Mitrovice mban emer shqiptar, lumi "I bardhe".
-Serbet erdhen ne Ballkan ne shekullin e 6 pas lindjes se Krishtit, mbi tokat shqiptare.
-Masakra dhe dhuna serbe qe u ushtrua mbi shqiptaret i detyron serbet te qendrojne ne largesine e 10 deri 100 km pertej kufirit, e jo te banojne dhe brenda teresise tokesore shqiptare.
-Dhe e katerta, "frik" do te thote "fre ikur", freret e ikur nuk i ka shqiptari, serbi ben si i terrbuar!

Mos na nxitni...
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë  Empty Re: Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë

Thu 22 Nov 2012 - 13:25
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptarët nuk i tremben serbëve ashtu si nuk iu kanë trembur me shekuj,mjerisht shqiptarët sot i tremben politikës së vendit të tyre,e cila nuk ka vizion për të i mbrojtur nga padrejtësitë...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë  Empty Re: Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë

Sat 24 Nov 2012 - 15:06
shaban cakoli shkruajti:Shqiptarët nuk i tremben serbëve ashtu si nuk iu kanë trembur me shekuj,mjerisht shqiptarët sot i tremben politikës së vendit të tyre,e cila nuk ka vizion për të i mbrojtur nga padrejtësitë...

Po te jemi te bashkuar
s'ka politike te mbaruar,
por jemi ne kater ane
dhe politika s'njeh babane...

E drejte kjo qe thate i nderuar Shaban Cakolli...

Sic kam shtuar
edhe une
per Atdhe
nuk flihet gjume...
Sponsored content

Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë  Empty Re: Frikësimi i shqiptarëve në Mitrovicë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi