Grupe kriminale demtojne infrastrukturen e kompanise Albtelecom
Wed 6 Feb 2013 - 18:54
Mijera Euro humbje cdo muaj nga vjedhjet ne puseta
Albtelecom, kompania me e madhe ne vend e telefonise fikse, internetit dhe tashme telefonise celulare (nepermjet Eagle Mobile) veren me keqardhje demet e shkaktuara nga grupe te ndryshme keqberesish ne Tirane dhe zona te tjera te Shqiperise. Vetem gjate muajit Janar nga infrastruktura e Albtelecom ne kryeqytet jane grabitur materiale me vleren 43,804 Euro. Persona dhe grupe kriminale kane vazhduar prej mese 2 vjetesh te marrin materiale si bateri dhe kabllo te tejcimit te sinjalit te telefonise fikse dhe internetit. Ne kete menyre, pervec demit financiar kushtuar kompanise, i eshte shkaktuar nje dem i madh edhe sherbimeve qe ALBtelecom jep per qytetaret.
Organet e rendit kane arritur te kapin deri tani 2 grupe kriminale qe operonin ne zonat e Saukut dhe Kombinatit, duke shqyer pusetat e Albtelecom apo duke i salduar ato. Policia po bashkepunon me kompanine per kapjen e keqberesve per ta ndaluar kete fenomen, dhe qe perdoruesit e sherbimeve te telefonise dhe internetit te mos kene probleme.
Shifrat e vjedhjeve jane mjaft te larta edhe gjate vitit 2011 dhe 2012. Demi i shkaktuar nga keto vjedhje vetem gjate vitit 2011 eshte 500 mije euro nderkohe qe ne vitin 2012 ka qene 400 mije euro. Tirana rezulton zona me demtimet me te medha, e ndjekur nga Elbasani, Berati, Durresi, Gjirokastra, Fieri, Korca etj. Vetem gjate vitit te kaluar rezultojne 574 raste te vjedhjeve dhe demtimeve, duke ndikuar ne sherbimin e mese 27 mije abonenteve.
Tashme per pjesetaret e grupeve kriminale kane nisur procese penale qe pritet te rezultojne me gjobe ne vlerat e demeve te shkaktuara ndaj kompanise, deri ne heqje lirie.
Albtelecom u ben thirrje qytetareve te bashkepunojne me kompanine dhe me organet e rendit publik per parandalimin e ketyre demtimeve si dhe per denoncimin e tyre. Po ashtu kompania u ben thirrje edhe strukturave te Policise se Shtetit por edhe atyre gjyqesore qe te marrin masa per kapjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te ketyre keqberesve. Po ashtu, Albtelecom u ben thirrje bleresve te ketyre materialeve te vjedhura qe te distancohen nga persona keqberes dhe te mos behen pale ne kete shkelje te ligjit dhe vjedhje te hapur, pasi kompania dhe autoritetet do te kerkojne nisjen e kontrolleve ne shkalle vendi per keto materiale.
Po ashtu, Albtelecom u ben thirrje te gjithe operatoreve konkurrente ne treg, te denojne veprime te tilla dhe te bashkepunojne per te krijuar nje klime me te mire te sigurise se aseteve dhe ne kete menyre per t’i dhene mbeshtetje konkurrences se lire ne te mire te qytetareve.
Albtelecom deshiron te theksoje se asetet e kesaj kompanie, sherbejne per te percjelle sherbime per te gjithe qytetaret, institucionet publike dhe private ne rang kombetar duke lidhur shqiptaret me njeri tjetrin dhe Shqiperine me boten. Cdo demtim i ketyre aseteve demton si pasoje edhe sherbimin dhene per qytetaret, te cilet me te drejte kerkojne me te miren. infoalbania
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi