Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

5 gjëra që njeriu nuk do t’i kuptojë deri në fund të jetës Empty 5 gjëra që njeriu nuk do t’i kuptojë deri në fund të jetës

Wed 6 Feb 2013 - 20:15
1) Universi
Përse universi ka këtë pozicion? Cfarë ka pas, apo kush është pas tij? Sipas filozofëve dhe besimtarëve ekzistojnë me të vërtete një fuqi e lartë, pra një Zot. Nëse ligjet e fizikës kanë ardhur për të krijuar jetën në tokë, nese ligjet e gravitetit apo lidhjet kimike do të lidheshin ndryshe, mbase planeti ynë nuk do të ekzistonte fare. E mendoni gjithmonë se gjithçka është frut i një ‘plani hyjnor’?

2) Mendimet e partnerit
Sa herë e keni parë me mëdyshje partnerin tuaj, duke u përpjekur të kuptoni se për çfarë po mendon ai? Sa here keni kuptuar se ju e keni gjetur vërtetë atë që mendon ai? Është e çuditshme por asnjëherë nuk do të arrini ta kuptoni në detaj këtë gjë.

3) Një sistem qeverisës perfekt
E keni menduar ndonjëherë? Sipas jush, si duhet të ishte një sistem qeverisës perfekt, në të cilin të mos ekzistojë korrupsioni dhe asnje lloj padrejtësie, falë të cilit shumë pak organe qeverisëse do të ishin në gjendje të menaxhonin ligjet dhe ekonomine dhe mbi të gjitha t’i garantonte njerëzve një jetë normale?

4) E keqja
Çfarë është në të vërtetë e keqja? A mund të përcaktohet saktë se cfarë është e mira dhe e keqja? Natyrisht në shikim të parë mund të përcaktohet cfarë të bën keq, të vuash, fizikisht dhe psikologjikisht. Por ka pasur diktator si Hitleri, që duke vrarë hebrenjtë mendonin se i bënin mire komunitetit, duke frymëzuar ideale të gabuara dhe rracizëm. Së fundmi ka qenë lufta e Irakut, ku pesidenti amerikan dërgoi ushtrinë tij për të miren e të gjithëve, edhe pse ushtarët u detyruan të vrasin.

5) Çfarë ndodh pas vdekjes?
Pyetja që e torturon gjithmone njeriun, por që natyrisht nuk do të jetë në gjendje ta mësoje saktësisht çfarë e pret pas vdekjes. Nëse mbani mend historinë e neurokirurgut Eben Alexander. Ai duke qenë mjek ishte shumë skeptik në lidhje me këtë temë, derisa u godit nga një formë e rrallë e meningjitit, për shkak të së cilës u shtrua në koma për një javë. Pikërisht pasi u zgjua ai tha se “kishte parë “ parajsen dhe gjithçka që mund të përceptojë mendja njerëzore.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi