Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Rasti Daçiç ngre pikëpyetje. Femrat në Ballkan?! Empty Rasti Daçiç ngre pikëpyetje. Femrat në Ballkan?!

Sat 9 Feb 2013 - 21:41
Rasti Daçiç ngre pikëpyetje. Femrat në Ballkan?! Nudooo


Rasti i kryeministrit serb Ivica Daçiç, ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me barazinë gjinore të vendeve të Ballkanit

Në të gjithë Ballkanin femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe
të diskriminuara nga punëdhënësit. Aktivistët thonë se shpesh ato janë
edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje. “Seksizmi është
shumë i përhapur në Bosnjë dhe Ballkan”, thuhet në raportin e
organizatës boshnjake “Cure” (Kura). Në Bosnjë femrat përbëjnë 52% të
numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato zënë vetëm 17% në punët
administrative.

Në Shqipëri u deshën shumë vite të miratohej ligji, që detyron
subjektet politike, që 30% të kandidatëve për deputet të jenë femra.
Ndërkohë që barazia gjinore varion në vende të ndryshme të Ballkanit,
femrat kanë kohë që janë detyruar të pranojnë një rol jo aktiv. Daçiç të
paktën u tregua me shumë edukatë, kur u përball me moderatoren e
stuhishme, e cila në fakt është një ish-modele e Playboy, e punësuar nga
një televizion kroat, shkruan DË

Politikanët dhe femrat

Në Rumaninë fqinje presidenti Traian Basescu është i njohur për
tërheqjen e tij ndaj femrave. Gjatë një interviste televizive ai i tha
gazetares: “Hej zogu, çfarë do të bësh sonte? Në gjuhën e rrugës në
Rumani “zogu” nënkupton organin seksual femrëror. Edhe ministri i
Ndërtimit të Serbisë, Velimir Iliç, ka vuajtur pasojat e një videoje, ku
ai shfaqej duke abuzuar verbalisht me kërcënime seksuale sekretaren e
një kundërshtari politik.

Feministët argumentojnë se sjellje të tilla të politikanëve i
dërgojnë një mesazh meshkujve të tjerë se edhe ata duhet të sillen në të
njëjtën mënyrë me femrat. Një gjë e tillë vërehet edhe në reklamat e
ndryshme televizive, ku kompanitë shesin produktet të mbështjellja në
trupat e bukur të femrave.

Kryeministri serb dhe “shakaja” provokuese

Kryeministri serb Ivica Daçiç pak kohë më parë u vu në një pozitë të
vështirë, kur moderatorja e një emisioni televiziv e ulur përballë tij e
provokoi, duke zbuluar pjesët e saj intime.

Daçiç ishte viktimë e një kamere të fshehtë, që nuk u transmetua në
televizion, por videoja u shpërnda shumë shpejt në YouTube dhe mori
mijëra klikime. Qeveria tha se janë “tallur” me Serbinë dhe u zotua se
do të “ndëshkohen” ata, që janë pas saj.

Por feministët thone se janë të zemëruar nga trajtimi i femrës si
objekt seksual në mediat e Serbisë, ndërkohë që mbyllin sytë ndaj dhunës
dhe ngacmimeve ne jetën e përditshme. "Femrat janë të kufizuara vetëm
tek trupi dhe pamja e tyre”, thotë Sanja Sarnavka, drejtuese e
organizatës “Be Active, Be Indipendent”.

/Shekulli Online/E.Sh/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Rasti Daçiç ngre pikëpyetje. Femrat në Ballkan?! Empty Re: Rasti Daçiç ngre pikëpyetje. Femrat në Ballkan?!

Sat 9 Feb 2013 - 21:45
Dacic,po i erdhi rasti i turperon edhe derrkucet,tinzar dhe me dy fytyra jane sllavet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi