Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij Empty Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij

Mon 11 Feb 2013 - 21:19
Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij Vajze-e-dhunuarNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 41-vjeçar, ka përdhunuar dy adoleshente të cilat kishin shkuar në studion e tij për të bërë tatuazh. Mësohet se 41-vjeçari ka abuzuar dhe me femra të tjera, të cilat shkonin për të bërë tatuazhe.

Sipas policisë së Korçës, autori është Andon Sallo, banues në Petrushe të Pogradecit, i cili është ndaluar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajza 16-vjeçare ndërsa dyshohet për abuzime edhe me vajza të tjera. Mësohet se 41-vjeçari kishte marrë një ambient me qira në lagjen Nr.1, në Pogradec në të cilën u bënte tatuazheve personave të ndryshëm.

Më datë 4 shkurt të këtij viti dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J.J, nga Pogradeci ka shkuar për të bërë një tatuazh por ka rënë pre e abuzimit seksual të 41-vjeçarit. Ky i fundit i ka thënë asaj që të shkonte në tualet për të lagur me ujë vendin ku do të bënte tatuazhin pasi duhet të mpihej më parë.

Sapo vajza mbërriti në tualetin e vogël, 41-vjeçari e ndoqi nga pas ku dhe dyshohet se e përdhunoi.

Mësohet se adoleshentja nuk bëri denoncim ndërsa policia në rrugë operative mundi të informohej për abuzimet e Sallos i cili më datë 6 shkurt të këtij viti tentoi të përdhunonte një tjetër 16-vjeçare me iniciale A.D, banuese në fshatin Remenj të Pogradecit.

Pas mbledhjes së provave policia ndaloi 41-vjeçarin i cili bënte tatuazhe. Burime nga policia thanë se sipas deshmisë së e parë Sallo deklaroi se vajzën e parë që e kishte përdhunuar do ta merrte për grua, por ku u përball me rastin e dytë të përdhunimit ai nisi të ngrinte alibi të ndryshme.

“Jam në krizë pasi po divorcohem nga bashkëshortja”, mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë kriminale, 41-vjeçari. Policia dyshon se Sallo ka abuzuar edhe me vajza të tjera dhe po punohet për dokumentimin e të gjitha rasteve.

/Shekulli Online/ E.L/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij Empty Re: Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij

Mon 11 Feb 2013 - 22:56
Pse nuk e varrin!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi