Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Më mirë në burg se te gruaja Empty Më mirë në burg se te gruaja

Thu 28 Jan 2010 - 17:32
Një sicilian i cili nuk kishte dëshiruar të kalonte natën festive të ndërrimit të moteve bashkë me gruan e tij – kishte hyrë në stacionin e policisë, duke kërkuar nga policët të arrestonin atë.

35-vjeçarit anonim, policia i kishte thënë se nuk mund ta arrestonin pasi që ai nuk kishte bërë gjë të keqe. Kështu, ai nuk kishte pritur shumë, kishte shkuar në një kioskë të afërt, i armatosur me thikë, e kishte kërcënuar shitësin – të cilit ia kishte ‘rrëmbyer” ca çokollata dhe një pako çamçakëz, dhe i qetë kishte pritur ardhjen e policisë.

Natyrisht, policia ia kishte plotësuar dëshirën – kishte ardhur dhe arrestuar atë.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe para disa muajsh po në Sicili – kur Santo Gambini, i cili ishte liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit duhej të vuante në burg shtëpiak – kishte kërkuar nga autoritetet ta kthenin në burg, sepse aty i dukej më mirë sesa në shtëpi më bashkëshorten e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi