- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Të gjithë Papët e dorëhequr
Tue 12 Feb 2013 - 11:52
Dorëheqja e Papës Benedikti i XVI tronditi botën ditën e hënë dhe erdhi si një “rrufe në qiell” të pastër për shumë besimtarë katolikë që as që e dinin se dorëheqja ishte një opsion i mundur për Atin e Shenjtë të Romës.
Në të vërtetë, prej 600 vitesh, Papat kanë vdekur të gjithë në detyrë, por dorëheqja, ndonëse jashtëzakonisht e rrallë, ka qenë e pranishme në historinë e gjatë të Vatikanit.
I pari që vendosi me vullnetin e tij të largohet ishte Papa Marcellinus, në vitin 304. Megjithatë, në rastin e tij, nuk është e qartë nga dorëshkrimet e kohës nëse ai u dorëhoq apo u detyrua të abdikonte.
Sidoqoftë, Marcellinusi u largua përballë presionit brendshëm të kishës, pasi pranoi kërkesën e Perandorit Romak të kohës për të ofruar sakrifica për Zotat Paganë, një mëkat i pamendueshëm për besimtarët e një feje monoteiste si katolicizmi, edhe në fillesat e këtij besimi.
Papa Benedikti IX dha dorëheqjen në vitin 1045, pas një lufte të brendshme për zotërimin e Papatit. Ndonëse kishte mbështetjen e Konradit II, perandorit të fuqishëm të Perandorisë së Shenjtë Romake të kohës, ai pranoi një shumë parash për t’u larguar nga pozicioni i tij.
Sipas dëshmive të kohës, Benediktit IX e rëndonte ndalimi i martesës brenda Kishës Katolike dhe mungesa e vullnetit për një jetë në abstinencë seksuale pati një rëndësi vendimtare në dorëheqjen e tij.
Celestine V është papa i tretë në histori që dha dorëheqjen në vitin 1294, pas vetëm pesë muajsh në pushtet. Edhe ai, u largua për shkak të konflikteve të brendshme, fuqizuar nga dëshira e Papës për të jetuar një jetë të thjeshtë murgu, e jo jetën e mbizotëruar nga lëvizjet politike të Atit të Shenjtë të Romës.
Papa i fundit i dorëhequr përpara Benediktit XVI është Gregori i XII, në vitin 1415. Në atë kohë, dy drejtime të ndryshme të Kishës Katolike kishin krijuar një ndarje dhe dy Papë zgjidheshin njëkohësish, në Romë e në Avinjon të Francës, nga kardinalë që i përgjigjeshin njërës apo tjetrës linjë.
Përballë kësaj situate, që vazhdoi disa dekada me radhë, në vitin 1415 u arrit një marrëveshje, për të zgjedhur një papë të vetëm për të gjithë katolikët. Me marrëveshje, Gregori XII dhe Benedikti XIII i Avinjonit vendosën të jepnin dorëheqjen, për t’i hapur rrugë drejtimit të një Pape të vetëm, Martini i Pestë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi