Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Të gjithë pasardhës të një specie” Empty “Të gjithë pasardhës të një specie”

Sun 20 Oct 2013 - 14:42
“Të gjithë pasardhës të një specie” HominoidiNjeriu modern është pasardhës i një specie të vetme. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit paleontologë në Gjeorgji pas zbulimit të mbetjeve fosile Hominide në Dmanisi.

Studiuesit zbuluan të gjitha karakteristikat e paraardhësve tanë në një fosil të vetëm. Deri më sot mendohej (mendohet akoma) se që nga shfaqja e Australopitekëve dhe shfaqja e gjinisë Homo, rreth 2.5 milion vjet më parë, kanë rrjedhur shumë specie, që të gjitha të zhdukura, përvec Homo Sapiens.

Por disa studiues thonë se deri më sot janë lexuar gabim mbetjet fosile të gjetura. Në të vërtetë, sipas tyre, ka patur vetëm një specie në hapat e parë të evolucionit të njeriut.

Paleontologët e Muzeut Kombëtar në Tbilisi thonë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të konfirmuar hipotezën e tyre. “Në bazë të studimeve tona të deritanishme, ato që deri më tani ishin konsideruar specie të ndryshme, në fakt janë grupe me karakteristika morfologjike të ngjashme”, thonë ata.

Teoria mbizotëruese e shtjelluar ndër vite që pas “lindjes” nga Darvin, hipotezon se specia më antike e gjinisë Homo ishte Homo Rudolfensis, rreth 2.4-1.9 milion vjet më parë. Specia pasardhëse, po sipas kësaj teorie është Homo Habilis, nga i cili ka evoluuar Homo Ergaster rreth 1.8 milion vjet më parë. Pasardhës i Homo Ergaster është Homo Erectus, i përhapur shpejt në Euroazi, ndërsa në të njëjtën kohë në Europë u përhap Homo Heidelbergensis, nga i cili ka rrjedhur Neandertali, 300-30 mijë vite më parë.

Gjithnjë sipas kësaj hipoteze, njeriu modern, ose Homo Sapiens është shfaqur fillimisht në Afrikë rreth 400 mijë vjet më parë, ndërsa 40 mijë vjet më parë është shfaqur në Europë.

Por sot, me zbulimin e Hominoidit pema gjenealogjike mund të ndryshojë. “Në dritën e zbulimeve të reja, duket se të gjitha diferencat morfologjike të vëna re tek këta Hominioidë, në të vërtetë janë diferenca normale brenda një specie që i faturohen përshtatjeve ndaj mjedisit ose thjesht një variant gjenetik”, thotë Lorenzo Rook, paleontolog i Universitetit të Firences në Itali.

Në vendgërmimin e Dmanisit në Gjeorgji janë zbuluar mbetjet fosile të pesë individëve. Studiuesit janë të përcarë mbi tezën e re që do të ndryshonte rrënjësisht pemën gjenealogjike të njeriut. Shumë prej tyre thonë se vetë fosilet e gjetura janë të specieve të ndryshme.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi