Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pasardhës të alienëve?  Empty Pasardhës të alienëve?

Thu 9 Oct 2014 - 14:03
Pasardhës të alienëve?  Zbulimi
Ky vit ka qenë viti i teorive të guximshme sa i përket anës shkencore, të paktën për atë pjesë të origjinës tonë. Së fundmi një grup astronomësh thonë se kanë zbuluar provën që vërteton se kemi prejardhje aliene.

Milton WainWright i Universitetit të Shefildit në Angli së bashku me ekipin e tij kapën në stratosferë me anë të balonave një mikroorganizëm krejt të ndryshëm me ata që jetojnë në tokë, ujë dhe në atmosferën e afërt të planetit tonë.

Ata e pagëzuan mikroorganizmin me emrin “qeliza e dragoit”. Baza e ndërtimit të “qelizës” është krabon dhe oksigjen, që përjashton mundësinë që të jetë një derivat i ndonjë hiri vullkanik.

Wainwright thotë se organizmi nuk ka asnjë ngjashmëi me organizmat e tjerë në tokë. Kjo, sipas tij së bashku me lajmet e fundit nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), ku austronautët thonë se kanë hasur në organizma të çuditshëm të ngjashëm me planktonet në sipërfaqjet e jashtme të stacionit, përforcojnë teorinë se jemi “pasardhës të jashtëtokësorëve”.

Teoria ëshë goxha e guximshme dhe si e tillë ka mjaft kundërshtarë. Një pjesë e madhe e studiuesve pyesin: pse të besojmë se mikroorganizmat e kapur në stratosferë dhe në pjesën e jashtme të ISS kanë ardhur nga hapësira e thellë dhe jo nga Toka?

Pyetja vështirë se mund të marrë një përgjigjje shkencore, por ajo që dihet është se nga organizmat e njohur deri më tani në tokë, asnjëri nuk mund të ambientohej në mungesë të oksigjenit ose ujit.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi