Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Prishtinë, ngjyroset Newborn Empty Prishtinë, ngjyroset Newborn

Wed 13 Feb 2013 - 10:49
Prishtinë, ngjyroset Newborn Prishtina-newborn

Obelisku Newborn i vendosur në qendër të Prishtinës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, ngjyroset për herë të parë pas pesë vitesh me rastin e 5-vjetorit të shtetformimit.

Kështu, tani e tutje të gjitha nënshkrimet e vëna për këto pesë vjet nga qytetarë të ndryshëm nuk do të jenë më aty.

Qeveria e Kosovës ka kontraktuar një kompani për lyerje, e cila të martën bëri lyerjen e monumentit sërish me ngjyrë të verdhë.

Zyrtarët e qeverisë, të cilët po merren me organizimin e aktiviteteve për 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, nuk e kanë shpjeguar më tej idenë e tyre.

Ndërkaq, krijuesi i këtij monumenti, Fisnik Ismajli kritikoi qeverinë e Kosovës e cila pa u konsultuar, sipas tij, me asnjë ka marrë vendimin që ta lyejë Newborn-in me ngjyrën e njëjtë si ka qenë.

“Këtë vit ideja ka qenë që të ngjyroset monumenti me flamujt e shteteve të cilat e ka njohur pavarësinë, por kjo ide është injoruar nga qeveria”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Monumenti, i cili përveç mesazhit për lindjen e shtetit të ri i solli Kosovës edhe çmime ndërkombëtare, akoma nuk e ka një vend se ku do të qëndrojë përherë.

Deri më tani është thënë se po punohet në këtë drejtim, ndërkohë që vendi aktual, përballë Pallatit të Rinisë, konsiderohet i përkohshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi