Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata. Empty 21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata.

Thu 14 Feb 2013 - 18:46
21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata. 60427_26-1

TIRANE - Shfrytëzohej prej disa kohësh për qëllime prostitucioni, 21-vjeçarja “rrëfehet” në polici. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për rastin e një vajze 21 vjeçe me iniciale M.L., e cila prej afro 8 muajsh pretendon se shfrytëzohej për qëllime prostitucioni. Për këtë arsye, 21-vjeçarja ka depozituar kallëzimin pranë strukturave të policisë.
E reja me iniciale M.L. ka pohuar para efektivave se ajo prej më shumë se 7 muajsh detyrohej të kryente marrëdhënie seksuale me shtetas të huaj. Për këtë arsye, Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka nisur procedimin penal ndaj 28-vjeçarit Roland Daci, lindur dhe banues në Peshkopi, si dhe ndaj 41-vjeçarit Luan Faja, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë. Duke u nisur nga rrëfimi i 21-vjeçares, Daci dhe Faja kanë detyruar për një periudhë të gjatë kohe për të prostituuar kundër dëshirës së saj, shtetasen me iniciale M.L.. Sipas policisë së kryeqytetit, kjo e fundit detyrohej që të kryente marrëdhënie seksuale me shtetas të huaj, kundrejt një pagese të caktuar.
Burime nga efektivat blu pohojnë se e reja shfrytëzohej nga dy të dyshuarit për të fituar sa më shumë lekë, pasi shuma që çdo “klient” paguante për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e re, ishte plot 150 euro. Ndërkohë, policia e kryeqytetit ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të çështjes, si dhe dokumentimin ligjor të kësaj historie. Por, në të njëjtën kohë, forcat e policisë po vijojnë hetimet edhe për identifikimin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, gjë që mund të çojë edhe në zbulimin e një rrjeti të mundshëm prostitucioni.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata. Empty Re: 21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata.

Fri 15 Feb 2013 - 22:05
Keta duhen varre...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata. Empty Re: 21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata.

Fri 15 Feb 2013 - 22:13
te vjen per te vjelle shikoi nga jane dhunuesit
shpellaret kur dalin nga shpellat ska ligj qe ti mbaje ?????
Sponsored content

21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata. Empty Re: 21-vjeçarja padit 2 tutorët: Më shfrytëzonin për prostitucion, merrnin 150 € nata.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi