Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Prostituonte në motelet e Elbasanit, kapet 17-vjeçarja, në kërkim tutorët Empty Prostituonte në motelet e Elbasanit, kapet 17-vjeçarja, në kërkim tutorët

Thu 29 Mar 2012 - 17:13
Elbasan, 29 mars 2012, NOA – Një 17-vjeçare që ushtronte prostitucionin
në motele të ndryshme të qytetit të Elbasanit kundrejt shumës 100-150
euro është zbuluar nga uniformat blu të qytetit, raporton agjencia e
lajmeve NOA.al.

17-vjeçarja me iniciale S.M., banuese në lagjen “11 nëntori” në Elbasan u
kap pas një hetimi disamujor nga Policia e Elbasanit, në vijim të
aksionit policor të “Tabakane 2”.

Policia e Elbasanit informon se 17-vjeçarja shfrytëzohej për
prostitucion nga pjesëtarët e grupit të narkotikëve, të operacionit
“Tabakane 2”, përkatësisht nga 46-vjeçari Eduart Muzhaqi, banues në
Elbasan, i njohur me nofkën ‘Rambo Qerosi’; 38-vjeçari Ilir Rrapi, i
njohur me nofkën “Lili Shajës”, banues në Elbasan, në rrugën “Qemal
Stafa” si dhe nga 29-vjeçari Altin Caka, i njohur me nofkën “Boboli”,
banues në Elbasan, në rrugën “Qemal Stafa”.

Policia e Elbasanit bën me dije se po punon intensivisht për
dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, ndërsa po punon për kapjen e
personave të shpallur në kërkim.

17-vjeçarja është nën akuzë për konsumim të veprës penale të “Prostitucionit”.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi