Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Takimi i pestë më 19 shkurt   Empty Takimi i pestë më 19 shkurt

Sat 16 Feb 2013 - 14:01
Takimi i pestë më 19 shkurt   Thaci-dacic

Më shumë se deklaratat fajësuese të kryeministrit të Kosovës, Brukselit i intereson sjellja e tij konstruktive në dialogun me Serbinë.

Kabineti i Catherine Ashton konfirmoi të premten zyrtarisht zhvillimin e takimit të pestë Thaçi-Daçiç javën e ardhshme.

“Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton do të presë kryeministrat Thaçi dhe Daçiç që përfaqësojnë dy palët. Takimi do të nisë të martën, më 19 shkurt”, konfirmon një deklaratë e zëdhënëses së Ashton.

Takimi i ardhshëm, i parashikuar si më i vështiri nga Përfaqësuesja e Lartë, pritet të jetë dhe më i gjati, me fokus tek
Bisedimet

Për këto bisedime Thaçi dhe Daçiç kanë tashmë edhe bekimin e presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, pas shtrëngimit të parë të duarve nga Jahjaga dhe Nikoliç më 6 shkurt në Bruksel.

Daçiç: Takimi më i vështirë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se takimi i ardhshëm me homologun Thaçi do të jetë më i vështiri për Serbinë, pasi në të do të diskutohet për institucionet paralele.

I cituar nga mediat serbe, Daçiç ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për këtë problem do të ishte një marrëveshje për funksionimin e bashkësive të komunave serbe.

“Pa këtë marrëveshje, Serbia nuk do të ketë as të drejtë morale e as politike që të heqë institucionet e veta në Kosovë, që edhe ashtu janë në numër të vogël”, ka thënë Daçiç.

Kryeministri serb, i ndodhur së fundmi në një “acar politik” për shkak të takimeve të tij me një eksponent të botës së krimit, ka hedhur sërish poshtë mundësinë e njohjes së Kosovës.

“Platforma dhe rezoluta të miratuara më herët në Parlamentin e Serbisë e bëjnë të pamundur një gjë të tillë”, ka shtuar Daçiç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi