- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kerry dhe Ashton bisedojnë për Kosovën
Sat 16 Feb 2013 - 15:37
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Cathrine Ashton dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, kanë biseduar në Uashington për “pjesën më të rëndësishme të dilogut” Prishtinë-Beograd, që pritet të ndodhë gjatë takimi të ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklarate të lëshuar nga kabineti i Catherine Ashton, të cilës i referohet “REL”, thuhet se, ajo nuk është befasuar se njëra ndër temat për të cilat është diskutuar në Uashington ka qenë edhe Kosova, pasi SHBA janë një partner i rëndësishëm në këto përpjekje.
Sekretari amerikan i Shteti, sipas një transkripti të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, ka thënë se: “Falenderoj zyrtarën e lartë të BE-së për përpjekjet e mëdha të bëra
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të përkrahur Kosovën e pavarur, sovrane dhe multietnike. Ndërsa kremtoni këtë ditë të veçantë, dijeni se SHBA qëndrojnë pranë Kosovës si partnere dhe mike e saj
John Kerry
Sekretar i Shtetit, SHBA në dialogun Kosovë-Serbi”.
“Ashton është duke biseduar me aktorët kryesorë në Ballkan lidhur me sfidat ekszituese dhe lidhur me raportet Kosovë-Serbi”, ka thënë shefi i diplomacisë amerikane.
Ai ka vlerësuar se, zonja Ashton është duke punuar shumë në mënyrë që të afrojë qëndrimet e palëve dhe të gjejë një zgjidhje përfundimtare.
Kerry: Mbështetje Kosovës së pavarur
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, John Kerry ka uruar popullin e Kosovës për pesëvjetorin e pavarësisë. Në një mesazh dërguar institucioneve në Prishtinë, Kerry ka vlerësuar proçeset në të cilat ka kaluar Kosova pas 17 shkurtit 2008.
“Në emër të presidentit Obama dhe popullit amerikan kam kënaqësinë t’i përcjell urimet më të mira popullit të Kosovës për pesëvjetorin e pavarësisë”, thuhet në mesazh.
“Viti që lamë pas ka qenë viti i arritjeve për Kosovën, duke filluar me mbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, anëtarësimin në BERZH dhe progresin në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë”, ka thënë Kerry, i cili ka rikonfirmuar miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të përkrahur Kosovën e pavarur, sovrane dhe multietnike”, ka thënë më tej shefi i diplomacisë amerikane, i cili ka vlerësuar angazhimin e lidershipit kosovar në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve.
“Ndërsa kremtoni këtë ditë të veçantë, dijeni se SHBA qëndrojnë pranë Kosovës si partnere dhe mike e saj. Në këtë ditë të veçantë, uroj popullin e Kosovës për suksese të mëdha gjatë vitit që ka filluar”, ka shtuar Kerry.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|