Të dashur për Facebook? E merrni me qera…
Mon 18 Feb 2013 - 1:31
Shumë njerëz në këtë botë, pas një ndarjeje mjaft të dhimbshme nga partneri i tyre, kanë gjetur si zgjidhje një të dashur joreal për ta bërë ish-in e tyre të xhelozohet. Me këtë mënyrë shpresojnë që të rifitojnë dashurinë e tyre të humbur.
Çfarë duam të themi konkretisht? Meqë jetojmë në kohën e mediave sociale, është shumë e vështirë që të shtiresh sikur ke të dashur, pasi një kontroll i shpejtë i profilit ndihmon për të deshifruar nëse thua apo jo të vërtetën.
Ndaj, për të mos u zbuluar, mund… të marrësh me qira një të dashur në Facebook!
Meqenëse jeta jonë sociale kalon edhe nga Facebook, tashmë u shfaq edhe mundësia për të marrë me qera partnerë vetëm për t’u dukur para të tjerëve se ke të dashur. Nuk është e nevojshme të takohesh me ta në jetën reale, por përkundrejt një shume të vogël parash, ata pranojnë të bëhen partnerë në statusin tuaj të fb.
Sipas një reportazhi të BBC, ky shërbim u krijua fillimisht në Brazil dhe më pas në SHBA. Në shumicën e rasteve janë femrat ato që ofrojnë shërbimet e tyre. Ato janë zakonisht vajza të reja modele që pranojnë të bëhen partneret e facebook-ut për persona të ndryshëm kundrejt shumave 5-10 dollarë në javë. Detyra e tyre e vetme është që të bëjnë disa komente apo likes në profilin e “të dashurit” që e ka marrë me qira, apo edhe të postojnë foto në murin e tij. Gjithsesi, nëse ka apo jo rezultat kjo metodë, vetëm ata që e kanë tentuar, mund të na tregojnë… /alb-observer.com/

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Të dashur për Facebook? E merrni me qera…
Mon 18 Feb 2013 - 2:29
ne fb,ka plaka,vejusha,qe te ofrohen cdo cast,andaj nuk dua hiq te bisedoj me to
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi