- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Elvana fyen kolegët me këngën e re *
Wed 20 Feb 2013 - 13:30
Elvana Gjata është rikthyer agresive me klipin e saj më të ri me titull “Fake” (Fals), një dedikim për kolegët e saj këngëtarë dhe për falsitetin në këtë realitet sipas këngëtares, thekson gazeta shqiptare “Panorama”.
Ajo ka prezantuar këngën e saj të parë për vitin 2013 me titullin “Fake”, një video që është komentuar jo pak deri tani, ndërkohë që Elvana nuk shfaqet më sensuale siç jemi mësuar ta shohim në klipet e saj të mëparshme, por krejtësisht shpërthyese për herë të pare në stilin dubstep.
Ajo “fyen” kolegët e saj këngëtarë dhe jo vetëm, duke i konsideruar edhe “palaço”, ndërkohë që me praninë e një kasapi që pret mish në klip, sipas komentuesve në site të ndryshme në internet, aludohet për një tjetër mesazh që ajo u jep këngëtarëve, duke i konsideruar thjesht “copa mishi”.
Videoja mund të konsiderohet me përmbajtje të fortë ndoshta edhe për triller, pasi në të paraqitet një person tjetër me armë (kallashnikov), përveç atij me sëpatë në dorë që është duke prerë mish. Për t’i shtuar më tepër aksion dhe për të shkaktuar frikë, pjesë e klipit të saj është dhe një luan, i cili ndodhet i mbyllur në pak metra katrorë bashkë me këngëtaren.
Natyrisht që komentet e këngës së Flori Mumajesit me vargje të Lyrical Son kanë qenë të shumta, mes të cilave pjesa më e madhe pozitive, por disa edhe negative. Një tjetër mesazh që përcjell kasapi, është ai i dhënë në mënyrë metaforike me kuptimin “t’u presim kokat njerëzve falsë”.
Natyrisht që komentet kanë vijuar nga më të ndryshmet, ku disa e kanë cilësuar një eksperimentim në stilin rap dhe që nuk i shkon Elvanës. Disa e kanë konsideruar këngë për Halloween, duke kritikuar simbolet e iluminatit në imazhet e videos.
Po ashtu fansat kanë komentuar se pavarësisht seancave të solareve që Elvana ka bërë për këtë klip, ajo sërish nuk ia ka arritur të jetë një “ghetto girl” si Beyonce apo të mund të transmetojë rap-in me origjinalitet, duke e konsideruar atë vetë shumë “fake” (false) në këtë stil.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi