Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk u ambjentua me prindërit birësues, var veten 14 vjeçari Empty Nuk u ambjentua me prindërit birësues, var veten 14 vjeçari

Thu 21 Feb 2013 - 14:06
Nuk u ambjentua me prindërit birësues, var veten 14 vjeçari 158-300x274Një fëmijë vetëm 14 vjec është vetëvrarë në Itali pasi më parë ishte larguar nga prindërit e tij birësues. Mediat italiane bëjnë me dije se Habtamu Scachi, me origjinë nga Etiopia, ishte larguar nga shtëpia e tij në Milano që në datën 14 shkurt dhe është gjetur I vetëvarur në një pemë në Biassono. Pëprara se të largohej nga shtëpia ai kishte lënë edhe një pusullë ku shkruante se donti ti jepte fund jetës pasi nuk po arrinte të përshtatej me ambjentin e ri ku po jetonte me prindërit adoptues.

Habtamu ishte larguar edhe njëherë nga prindërit e tij adoptues rreth 1 vit më parë. Historia e tij bëri bujë në media pasi ai u largua ndërsa gjendej me pushime në liqenin Orta dhe po planifikonte rikthimin e tij në atdhe tek dy vëllezërit e tij. Kur u gjet pas 5 ditësh në Napoli ai u shpreh se kishte nostalgji për vendin dhe vëllezërit duke qenë se prindërit nuk I jetonin më. Fatkeqësisht, këtë radhë me gjithë përpjekjet e mëdha, policia nuk arrit ta gjente në kohë./alb-observer.com/
Nuk u ambjentua me prindërit birësues, var veten 14 vjeçari 237
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi