Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, opozita braktis Kuvendin Empty Kosovë, opozita braktis Kuvendin

Fri 22 Feb 2013 - 11:30
Kosovë, opozita braktis Kuvendin Parlamenti-kosove

Dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje braktisën sërish punimet e Kuvendit të Kosovës, kur në rend të ditës ishte votimi për një anëtar jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore dhe për anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

LDK dhe Vetëvendosje u larguan nga salla me arsyetimin se nuk marrin pjesë në votim për kandidatë që janë propozime partiake. Ndryshe nga dy partitë opozitare, deputetët e AAK-së kësaj radhe qëndruan në sallë gjatë votimit, kurse partia në pushtet PDK kritikoi veprimin e kolegëve nga opozita.

Sidoqoftë, anëtari jo ekzekutiv i BQK-së me votat e fshehta të deputetëve u zgjodh Bedri Peci, i cili mori 48 vota, duke lënë shumë prapa dy kundërkandidatë të tjerë. Ndërkaq, Blerim Rexha, do të pasojë në pozitën e Kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanajn, i cili ishte vetëvrarë në verën e vitit të kaluar. Pas kësaj, Kuvendi ka vazhduar punimet me një seancë të re, ku morën pjesë edhe dy partitë opozitare.

Në kohën kur MPB ka hapur tenderin e ri për prodhim të pasaportave të Kosovës, deputeti i vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se në radhë do të jetë një keqpërdorim i radhës, duke kërkuar edhe dorëheqjen apo shkarkimin e ministrit të brendshëm Bajram Rexhepi, meqë sipas tij do të mundësonte që qytetarët e Kosovës të kenë pasaporta.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi