Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 | Opsione Zgjedhjet lokale: A do të votojë diaspora shqiptare në mars? Empty | Opsione Zgjedhjet lokale: A do të votojë diaspora shqiptare në mars?

Fri 22 Feb 2013 - 12:44
Megjithëse mbështetja e diasporës për zgjedhjet lokale në Maqedoni është e domosdoshme, ka zëra se mërgimtarët shqiptarë nuk janë bindur ende që të shkojnë në vendlindje për të votuar

Medi Zeqiri nga Lozana ka vendosur që në mars të vizitojë Kërçovën. Ndonëse muaji mars nuk është koha e përshtatshme për pushimet e kërçovarit e as mërgimtarëve të tjerë në vendlindje, por për shkak të zgjedhjeve lokale në Maqedoni ai ka planifikuar të udhëtojë për të votuar.

„Është hera e parë që me votën e mërgimtarëve mund të ndryshojmë për të mirë Kërçovën“, tha Zeqiri, duke aluduar në Ligjin për ndarje territoriale, ku Komunës së Kërçovës do t’i bashkëngjiten edhe komunat e Zajazit, Osllomese, Drugovës dhe Vraneshticës.

Nëse mërgimtarët mobilizohen dhe u përgjigjen zgjedhjeve të marsit, atëherë vota e tyre do të vendosë nëse me komunën e Kërçovës do të udhëheqë një kryetar shqiptar.

„Kërçova kurrë nuk është qeverisur nga shqiptarët dhe gjithherë kemi qenë të diskriminuar si mërgimtarë shqiptarë gjatë nxjerrjes së dokumenteve të udhëtimit“, tha kërçovari me vendbanim në Lozanë.

„Në pjesën e banuar me maqedonas vërehen ndryshimet, derisa në atë shqiptare ka mbetur e njëjtë. Kërçova ka një pozitë strategjike që lidh Shkupin me Strugën, por ja që kemi mbetur mbrapa“, shprehet i zhgënjyer Zeqiri.

Edhe politikanët shqiptarë në Maqedoni pak janë angazhuar për të sensibilizuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit për rëndësinë që ka vota e tyre në zgjedhjet lokale të marsit. Ai ka shprehur drojën se me gjithë mundin e tyre, vota e mërgimtarëve të mos shkojë në vendin e duhur. Zeqiri ishte personalisht në Maqedoni për të rregulluar dokumentet dhe për të verifikuar nëse familja e tij figuron në listat zgjedhore. Në Ambasadën e Maqedonisë në Bernë nuk është vërejtur ndonjë fluks i shtuar i kërkesave të mërgimtarëve që ndërlidhen me zgjedhjet lokale.

Ambasadori i Maqedonisë në Bernë, Ramadan Nazifi, tha për albinfo.ch se edhe ashtu janë procedurat shumë të gjata për t’u pajisur mërgimtarët me dokumente.

Unifikimi i votës shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale është më i domosdoshëm se kurrë më parë, sidomos në komunat ku shqiptarët nuk kalojën 60 për qindëshin, siç është Struga dhe Kërçova.

Shani Zekolli, sekretar sindikal në Gjenevë, si dhe veprimtar i dalluar në diasporë, tha se vota e disaporës shqiptare nga Maqedonia për këto dy komuna është me rëndësi të madhe, kur dihet rëndësia ekonomike dhe politike e shqiptarëve me prejardhje nga ai regjion, e që nuk jetojnë aty, por kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Përndryshe për Zekollin diaspora shqiptare nga Maqedonia nuk është e organizuar fare.

„Kjo është për keqardhje kur dihet se ajo ka qenë e organizuar dhe e strukturuar mirë në kuadër të mundësive dhe shqetësimeve për rrjedhat politike dhe ekonomike në vend. Është për t’u nënvizuar edhe fenomeni se krahas zhbërjes ose pushimit të organizimit të diasporës shqiptare nga Maqedonia, është hetuar edhe lindja dhe strukturimi i diasporës maqedonase. E cila madje, sipas informacioneve të disponueshme, edhe subvencionohet nga buxheti i shtetit të Maqedonisë“, deklaron Zekolli, duke aluduar në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku për partinë e VMRO-DPMNE ishin zgejdhur 3 deputetë nga diaspora.

Ai thotë se më shumë ka aktivitete rreth organizimit të diasporës maqedonase se asaj shqiptare, shkruan Albinfo.

„Bëni krahasim kur me vite është bërë struktuimi i organizatave si „Diapora e Bashkuar Maqedonase“ dhe oraginizimi aktual i shqiptarëve nga Maqedonia në SHBA, për shembull, ku ka pasur përpjekje për një organizim, i cili është kontestuar nga ana e diasporës shqiptare në SHBA, rreth ndërhyrjeve të ndryshme dhe zgjedhjes së kryetarit. Një gjë që diaspora maqedonase e ka bërë me vite, nuk ka gjasa që diaspora shqiptare nga Maqedonia ta bëjë për 5-6 muaj, ad hoc. Siç thotë një proverb i vjetër: "Nuk mahet qurani natën e bajramit", thekson Zekolli.

Madje Zekolli është shprehur skeptik se mërgimtarët shqiptarë do të shkojnë në Maqedoni për të votuar.

„Në bazë të disa konsultimeve dhe takimeve me bashkatdhetarë, mësohet se ardhja e tyre për votimet e ardhshme, pra të 24 marsit, nuk është e planifikuar. Për arsye të obligimeve të tyre profesionale. Kurse për bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në shtetet edhe më të largëta se shtetet e Evropës Qendrore, kjo është edhe më e komplikuar për shkak të largësisë gjegrafike. Prandaj ardhja e tyre është e vështirë për t'u realizuar, me gjithë dëshirën e pakontestueshme“, ka thënë për albinfo.ch Shani Zekolli

Mërgimtari Shani Zekolli ka shprehuar drojën që mund të ketë obstruksione ndaj mërgimtarëve gjatë votimit.

„Mund të ndodhë edhe uzurpim i identitetit të atyre që edhe nuk janë prezentë. Dhe këtu,

konsideroj se edhe këshillat mbikëqyrëse vendës dhe ndërkombëtarë, posaçërisht OSBE-ja ka një rol kyç, dhe mbi të gjitha ka obligim që edhe me automatizëm të bëjë denoncimin e këtyre parregullsive. Kemi në memorie sesi fitohen 120 % të votave duke llogaritur njerëz nga diaspora që nuk janë prezentë gjatë votimit ose edhe të vdekur“, deklaron Zekolli. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që mërgimtarët të mos mund të votojnë edhe pse shkojnë në Maqedoni.

„Mund të mos jenë në listat zgjedhore, ose në mungesë të letërnjoftimit biometrik, si kusht për të votuar, por duke qenë në listë, thjesht të mos i pranohet e drejta e votës“, tha Zekolli.

Sido që të jetë, partitë shqiptare në Maqedoni do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit, me gjithë bojkotin e opozitës maqedonase.

Partitë shqiptare theksojnë se kriza politike i takon kampit politik maqedonas, mes pozitës dhe opozitës dhe se ajo nuk ka të bëjë me shqiptarët dhe kërkesat e tyre.

Për të bindur mërgimtarët që të kthehen në vendlindje për të votuar, në nëntor të vitit të kaluar në disa shtete evropiane qëndroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërsa Misioni i OSBE/ ODIHR me mbi 320 vëzhgues ka paralajmëruar se do t‘i monitorojë këto zgjedhje.

SBE/ODIHR paraprakisht ka vlerësuar se situata politike është e tensionuar dhe se fushata zgjedhore pritet të fokusohet më shumë në çështjet nacionale sesa në ato lokale, ndërsa garë e ngushtë dhe e tensionuar pritet në Kërçovë, Shkup dhe Tetovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi