Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çudia shqiptare: Një 148 vjeçar kërkon të votojë. PD: Ka aplikuar edhe për kartë identiteti Empty Çudia shqiptare: Një 148 vjeçar kërkon të votojë. PD: Ka aplikuar edhe për kartë identiteti

Wed 29 May 2013 - 20:17
Çudia shqiptare: Një 148 vjeçar kërkon të votojë. PD: Ka aplikuar edhe për kartë identiteti ListatListat zgjedhore kanë shërbyer ditën e djeshme për humor dhe batuta mes socialistëve dhe demokratëve në KQZ . Kështu auditi i PS-së, Dashamir Çali, ironizoi dje duke thënë se: “Është një person 148 vjeç në listën e votuesve, por unë atë do ta gjurmoj. Do ta gjej, sepse më intereson sot për sot për një rekord në Europë. I takon një çmim shumë i mirë. Unë nuk e gjeta dot. Kërkova në Ministrinë e Brendshme kërkesën që ka bërë për të votuar, por nuk ma dhanë”.
Auditi i PD-së, Genti Malko, replikoi duke thënë se personi në fjalë ka aplikuar për kartë identiteti. “E kam gjetur unë atë votues. Po deshët do t’jua sjell unë kërkesën e tij. Ky person ka aplikuar edhe për kartë identiteti”, tha Malko seriozisht.

Kurse juristi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Theodhor Kamberi, tha dje se ka gjetur gjyshin e tij, që ka vdekur prej 20 vitesh, në listën e 100-vjeçarëve që kanë aplikuar për të votuar: “Unë kam gjetur në listën emrin e një të afërmit tim, që është rifutur në listën e zgjedhësve dhe që ka mbi 20 vjet që ka vdekur. Është i datëlindjes 1912, emri Stavro Kamberi, komuna Pogon, Gjirokastër”/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi