Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë Empty Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

Fri 22 Feb 2013 - 21:51
Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë Varferiaaa

Indeksi i varfërisë përfshin papunësinë dhe inflacionin e një vendi, për të vlerësuar kushtet në terren.

Ueb-faqja amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider ka
analizuar 197 vende dhe territore – nga Afganistani në Zimbabve – për të
hartuar Indeksin e Mjerimit për vitin 2013.

Shënim: Rezultatet bazohen në të dhënat nga CIA Ëorld Factbook, e
cila llogarit shifrat e vendeve dhe territoreve që nuk kanë agjenci të
besueshme lokale të raportimit. CIA Ëorld Factbook për herë të fundit
është përditësuar më 11 shkurt, 2013, raporton Rel.

25. MALI

Indeksi i varfërisë: 36.5

Inflacioni: 6.5%

Papunësia: 30%



Mali, njëri nga vendet më të varfra në botë, varet nga minierat e
arit dhe eksportet bujqësore. Rreth 10 për qind e popullsisë është
nomade dhe rreth 80 për qind e fuqisë punëtore është e angazhuar në
bujqësi dhe peshkim.

24. MAURITANIA

Indeksi i varfërisë: 37

Inflacioni: 7%

Papunësia: 30%

Gjysma e popullsisë është ende e varur nga bujqësia dhe blegtoria dhe
varfëria është e shfrenuar. Ekonomia lokale varet shumë nga eksportet e
mallrave.

23. IRANI

Indeksi i varfërisë: 39.1

Inflacioni: 23.6%

Papunësia: 15.5%



Kontrollet e çmimeve, subvencionet dhe kufizimet e tjera në sektorin
privat, janë pengesa të vërteta për ekonominë, ashtu si edhe zhvlerësimi
me shpejtësi i monedhës. Kjo është edhe arsyeja përse korrupsioni është
i shfrenuar dhe aktivitetet e paligjshme të biznesit zhvillohen në masë
të madhe. Ekonomia është po ashtu shumë e varur nga nafta dhe vuan nga
sanksionet ndërkombëtare. Papunësia është në nivele të shifrave
dyshifrore.

22. MALDIVET

Indeksi i varfërisë: 40.8

Inflacioni: 12.8%

Papunësia: 28%

Është një vend i dashur për pushime – turizmi përbën 30 për qind të
Bruto Prodhimit të Brendshëm (GDP). Por, rënia e turizmit dhe shpenzimet
e mëdha të qeverisë kanë dëmtuar ekonominë lokale, kanë shkaktuar
inflacion të lartë dhe norma e papunësisë gati është dyfishuar nga viti
2010.

21. RRIPI I GAZËS

Indeksi i varfërisë: 43.5

Inflacioni: 3.5%

Papunësia: 40%

Prejse Lëvizja Islamike e Hamasit ka marrë kontrollin e Rripit të
Gazës në qershor të vitit 2007, mbylljet e kufirit, të vendosura nga
Izraeli, kanë çuar në përkeqësim të ekonomisë së dobët: më shumë
papunësi, norma më të larta të varfërisë dhe tkurrje të mprehtë të
sektorit privat, i cili mbështetet kryesisht në eksporte.

20. BOSNJË DHE HERCEGOVINA

Indeksi i varfërisë: 45.5

Inflacioni: 2.2%

Papunësia: 43.3%



Lufta ndëretnike e viteve 1992 - 1995 ka shkaktuar papunësi.
Papunësia është rritur, prodhimet kanë rënë për 80 për qind dhe vendi
nuk ka arritur të rimëkëmbet. Në vitin 2011, një bllokim në Parlament ka
lënë Bosnjën pa qeveri në nivel shtetëror për më shumë se një vit,
çfarë ka bërë që Fondi Monetar Ndërkombëtar të ndalojë pagesat e
ndihmës.

19. JEMENI

Indeksi i varfërisë: 46.4

Inflacioni: 11.4%

Papunësia: 35%



Njëzetepesë për qind e Bruto Prodhimit të Brendshëm të Vendit vjen
nga nafta. GDP-ja e Jemenit ka rënë më shumë se 10 për qind në vitin
2011, por kjo rënie është ngadalësuar për 1.9 për qind më 2012. Qeveria
është duke bërë përpjekje për të zgjeruar ekonominë, por përballet me
resurse ujore në rënie, papunësi të lartë dhe normë të lartë të rritjes
së popullsisë.

18. HAITI

Indeksi i varfërisë: 46.5

Inflacioni: 5.9%

Papunësia: 40.6%



Edhe para tërmetit të vitit 2010, 80 për qind e popullatës haitiane
ka jetuar nën vijën e varfërisë dhe 54 për qind në varfëri të skajshme.
Një pjesë e madhe e popullsisë po ashtu ka qasje të dobët në arsim.
Vendi përballet ende me pasojat e tërmetit, si dhe me korrupsion të
shfrenuar.

17. SVAZILANDI

Indeksi i varfërisë: 48.4

Inflacioni: 8.4%

Papunësia: 40%

Svazilandi varet shumë nga Afrika e Jugut, ku i shkojnë 60 për qind e
eksporteve dhe nga ku i vijnë 90 për qind e importeve. Kriza globale
ekonomike ka goditur rëndë eksportet e Svazilandit, ndërsa të ardhurat
në rënie kanë shtyrë vendin në krizë fiskale. Vendi po ashtu vuan nga
papunësia e lartë.

16. AFGANISTANI

Indeksi i varfërisë: 48.8

Inflacioni: 13.8%

Papunësia: 35%

Afganistani vazhdon të rimëkëmbet nga dekada e konfliktit. Përballet
me nivele të larta të korrupsionit, kapacitet të dobët të qeverisë dhe
infrastrukturë të varfër publike. Ndihma e huaj dhe bujqësia janë duke
ndihmuar rimëkëmbjen e Afganistanit, por ai vazhdon të vuajë nga
inflacioni i lartë dhe papunësia.

15. ISHUJT MARSHALL

Indeksi i varfërisë: 48.9

Inflacioni: 12.9%

Papunësia: 36%



Gjëja më e mirë për ekonominë lokale është ndihma nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Turizmi është shpresë e mirë për rritjen
ekonomike, por aktualisht punëson vetëm 10 për qind të fuqisë punëtore.
Zvogëlimi i qeverisë, thatësira, rënia në ndërtim, rënia në turizëm kanë
qenë pengesa për ekonominë.

14. SENEGALI

Indeksi i varfërisë: 49.5

Inflacioni: 1.5%

Papunësia: 48%

Pavarësisht marrjes së shumë ndihmave të huaja, Senegali vuan nga
furnizimi i dobët me energji elektrike, i cili ka çuar në protesta
publike dhe është pjesërisht shkak i papunësisë së lartë.

13. KENIA

Indeksi i varfërisë: 50.1

Inflacioni: 10.1%

Papunësia: 40%

Korrupsioni dhe mbështetja në disa mallra specifike, çmimi i të
cilave ka mbetur i ulët, kanë lënë prapa ekonominë e Kenias. Papunësia
ka qenë historikisht shumë e lartë dhe mbetet e tillë. Megjithatë, në
Kenia është zbuluar naftë në mars të vitit 2012, e cila mund të ndihmojë
rigjallërimin e ekonomisë së saj.

12. LESOTO

Indeksi i varfërisë: 51.1

Inflacioni: 6.1%

Papunësia: 45%



Lesoto e ka koeficientin e tretë më të lartë të Gini-t (masën e
shpërndarjes statistikore) në botë, që do të thotë se pabarazia e të
ardhurave është veçanërisht e lartë këtu. Rritja ekonomike pritet të
ndodhë për shkak të projekteve të mëdha infrastrukturore, por prodhimi i
dobët pengon ekonominë. Papunësia e shfrenuar është gjithashtu një
problem i madh.

11. SUDANI

Indeksi i varfërisë: 51.5

Inflacioni: 31.5%

Papunësia: 20%

Shkëputja e Sudanit Jugor në korrik të viti 2011 – rajonit që ka qenë
përgjegjës për rreth tre të katërtat e prodhimit të naftës në ish-Sudan
– ka qenë goditje e madhe për ekonominë e Sudanit. Vendi është duke
bërë përpjekje për të gjetur mënyra të reja për të gjeneruar të ardhura,
por jo me shumë sukses. Sudani ka futur një monedhë të re, të quajtur
funta sudaneze, por vlera e saj ka qenë vazhdimisht në rënie. Inflacioni
në rritje, i cili ka arritur në 47 për qind në muajin nëntor, është po
ashtu problem i madh.

10. SIRIA

Indeksi i varfërisë: 51.7

Inflacioni: 33.7%

Papunësia: 18%



Ekonomia e Sirisë vazhdon të goditet nga konflikti, i cili ka nisur
qysh në vitin 2011. Në vitin 2012, GDP-ja është tkurrur për shkak të
sanksioneve ndërkombëtare dhe rënies së konsumit të brendshëm. Përveç
rritjes së papunësisë, vendi përballet me inflacion të lartë dhe
zhvlerësim të monedhës.

9. KOSOVA

Indeksi i varfërisë: 53.6

Inflacioni: 8.3%

Papunësia: 45.3%

Në vendin më të varfër në Evropë, mesatarja vjetore e të ardhurave
për kokë banori është 7.400 dollarë. Remitancat nga vendet e tjera
evropiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet nordike,
llogaritet se përbëjnë 18 për qind të GDP-së. Edhe pse ekonomia e
Kosovës ka treguar hapa të rëndësishëm në kalimin në sistemin e bazuar
në treg, papunësia e shfrenuar mbetet problem.

8. NEPALI

Indeksi i varfërisë: 54.3

Inflacioni: 8.3%

Papunësia: 46%

Në njërin nga vendet më pak të zhvilluara në botë, rreth një e
katërta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Bujqësia drejton
ekonominë e Nepailit dhe përbën më shumë se çerekun e GDP-së. Grindjet
civile, lokacioni i mbyllur gjeografik dhe ndjeshmëria ndaj fatkeqësive
natyrore kanë përkeqësuar ekonominë e dobët të këtij vendi.

7. NAMIBIA

Indeksi i varfërisë: 57

Inflacioni: 5.8%

Papunësia: 51.2%

Namibia është e varur në masë të madhe nga burimet e saj të
minierave. Ajo eksporton shumë diamante, uranium dhe ar. Megjithatë,
sektori i minierave punëson vetëm 3 për qind të fuqisë punëtore të
vendit.

6. XHIBUTI

Indeksi i varfërisë: 63.3

Inflacioni: 4.3%

Papunësia: 59%



Për shkak të burimeve të tij të pakta natyrore dhe industrisë së
vogël, papunësia në Xhibut është tejet e lartë. Arsyeja e vetme përse
inflacioni është i ulët, është sepse franga e Xhibutit është e lidhur me
dollarin. Si rezultat, monedha është artificialisht e lartë dhe e bën
edhe më të vështirë për vendin që të paguajë borxhet.

5. TURKMENISTANI

Indeksi i varfërisë: 70.5

Inflacioni: 10.5%

Papunësia: 60%

Bujqësia përbën vetëm 8 për qind të të ardhurave në Turkmenistan, por
punëson gjysmën e fuqisë punëtore të vendit. Turkmenistani vuan nga
korrupsioni i shfrenuar dhe keqadministrimi nga qeveria autoritare.
Sipas CIA Factbook: "Perspektivat e përgjithshme në të ardhmen e afërt
janë dekurajuese për shkak të korrupsionit endemik, sistemit të dobët
arsimor, keqpërdorimeve të qeverisë me të ardhurat e naftës dhe gazit
dhe refuzimit për të miratuar reformat e orientuara në treg".

4. BJELLORUSIA

Indeksi i varfërisë: 71

Inflacioni: 70%

Papunësia: 1%



Në vitin 2011, në Bjellorusi ka nisur një krizë financiare, e
shkaktuar nga rritjet e pagave nga qeveria, pa mbështetje nga trendet e
prodhimtarisë. Pavarësisht marrjes së miliarda dollarëve ndihma nga
Komuniteti Ekonomik i Euro-Azisë, shitja e Beltranzgaz-it te Gazprom-i
rus për 2.5 miliardë dollarë, në përpjekje për të stabilizuar ekonominë,
rubla e Bjellorusisë ka humbur 60 për qind të vlerës së saj në vitin
2012 dhe vazhdon të jetë në rënie.



Por, të paktën, pothuajse çdo bjellorus që kërkon punë, gjen punë. Me
rreth 50 për qind të fuqisë punëtore të punësuar nga qeveria, vendi
mburret me njërën nga normat më të ulëta të papunësisë në botë.

3. BURKINA FASO

Indeksi i varfërisë: 81.5

Inflacioni: 4.5%

Papunësia: 77%

Burkina Faso ka një popullsi të madhe dhe burime shumë të kufizuara
natyrore. Ekonomia e vendit varet nga bujqësia, pambuku dhe ari. Vendi
është ende duke u rimëkëmbur nga efektet e thatësirës së madhe në vitin
2011. Ai po ashtu vuan nga papunësia shfrenuar.

2. LIBERIA

Indeksi i varfërisë: 90.5

Inflacioni: 5.5%

Papunësia: 85%

Liberia është një vend me të ardhura të ulëta, i cili varet shumë nga
ndihmat e huaja. Ekonomia e Liberisë është shkatërruar nga lufta civile
dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Ekonomia lokale është rritur me ritëm të
shpejtë në dy vjetët e kaluar, kryesisht për shkak të burimeve të pasura
natyrore dhe çmimeve të larta të mallrave. Megjithatë, 85 për qind e
fuqisë punëtore nuk mund të gjejë punë të qëndrueshme.

1. ZIMBABVE

Indeksi i varfërisë: 103.3

Inflacioni: 8.3%

Papunësia: 95%

Rritja ekonomike në Zimbabve është ngadalësuar, pjesërisht për shkak
të të korrave të varfra dhe të ardhurave të ulëta nga diamantet. Sipas
CIA Factbook: "Qeveria e Zimbabvesë ende përballet me një numër
problemesh të vështira ekonomike, përfshirë infrastrukturën dhe
mangësitë në rregullatorë, pasigurinë politike, një pjesë të madhe të
borxhit të jashtëm dhe punësimin e pamjaftueshëm formal". Papunësia
vlerësohet të jetë 95 për qind, edhe pse Factbook CIA tërheq vërejtjen
se papunësia e vërtetë është "e pakuptueshme" nën kushtet aktuale
ekonomike. Edhe pse norma e inflacionit është stabilizuar kohët e
fundit, Zimbabve është përballur me hiper-inflacionin masiv në periudhën
2003-2009.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë Empty Re: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

Sun 24 Feb 2013 - 14:23
Keshtu eshte kur s'ka UDHEHEQESA!!!
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë Empty Re: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

Sun 24 Feb 2013 - 14:39
Popullsija po ,amo pushtetaret jan nder mete pasurit ne bot
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë Empty Re: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

Sun 24 Feb 2013 - 14:52
Te varfer nga TRRUTE ndoshta, se pasuria vetem ne TRRU ndodhet.
Sponsored content

Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë Empty Re: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi