Krishtlindje të varfëra, bashkëshortët Manushi mes skamjes dhe urisë
Sun 25 Dec 2011 - 16:23
PUKË- Edha pse është ditë Krishtlindjesh, nuk janë pak ato familje që janë që jetojnë në realitetin e poemës Migjeniane. E tillë është edhe familja Manushi në Pukë. Bashkëshortët Zef dhe Liza Manushi jetojnë në një barakë të shembur, e ndërsa i ftohti i acartë po i rrezikon jetën.
Është festë, por nuk kanë me cfarë ta festojnë, përvec lutjeve dhe adhurimit të Perëndisë dhe kasolles që rrezikon ti zërë brenda. Bashkëshortët që nuk ju gëzuan të qënurit prind, janë pajtuar me fatin e hidhur në këtë ditë feste, ku të strukur në folenë e tyre me halle shumë jetojnë të dremitur nga varfëria e skamja, që rrallë kund mund të gjendet e tillë.
“Këtë festë unë familjarisht po e kaloj shumë dobët. Nga gjendja ekonomike që kam, i pa shtëpi, pa asgjë”,- shpehet i pikëlluar Zefi.
“Nëse nuk ke bukë, ulesh dhe fle. Dhe neve na ka ndodhur kjo gjë”,- rrëfen Liza.
I pamundur për asgjë, Zefi i sëmurë kronik mbledh forcat dhe drejton apelin që sot vjen më fuqishëm se kurrë.
"Duam vëmendje. Ne jemi shumë keq. Sidomos ne që jetojmë në zona malore",- bën thirrje Zefi.
E teksa bashklëshortët Zef dhe Liza Manushi kalojnë krishtlindjet në kufijtë e varfërisë ata shpresoj që dikush të kthejë kokën edhe për këto familje që përballen me vuajtjen dhe skamjen.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi