Koplik, plagosen bashkëshortët
Mon 18 Apr 2011 - 15:20
Një ngjarje e rëndë
ka ndodhur dje në orët e darkës në qytetin e Koplikut. Burri ka qëlluar
me armë zjarri gruan e tij dhe më pas ka qëlluar dhe veten.
Çifti Kole dhe File Makaj aktualisht
ndodhen në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në reanimacionin e
spitalit rajonal të Shkodrës.
Bashkëshortët ndodheshin vetëm në banesën e tyre, një shtëpi private në
qendër të qytetit të Koplikut, kur mes tyre ka nisur një debat i ashpër.
Sheri mes çiftit Makaj ka degjeneruar në përdorimin e armës ku i zoti i
shtëpisë Kole Makaj ka qëlluar disa herë me pistoletë gruan e tij, në
kushtet e një tronditjeje psikologjike.
Autori i ngjarjes duke kujtuar se e ka qëlluar për vdekje gruan e tij ka qëlluar dhe veten e tij me plumb në gjoks.
Të shtënat e armëve janë dëgjuar nga djali i tyre që ndodhej vetëm 200m
metra larg banesës i cili i ka vrapuar menjëherë për në banesë ku ka
gjetur dy prindërit të mbuluar me gjak në gjendje tepër të rëndë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi