Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 17:39
E kanë dashuruar udhëtimin me biçikletë që kur ishin të vegjël. Atëherë, ua rrëmbenin biçikletat prindërve, sapo ata ktheheshin nga puna. Sot, ata kanë biçikleta vetë. Janë të rritur dhe punojnë. Aktiviteti i tyre javor nuk pengon udhëtimet drejt maleve dhe kodrave.
Fundjavë ndryshe me mountain bike Cikli
Në fund të vitit 2012, në nëntor ekzaktësisht ata formuan një shoqatë. Mountain Bike Albania u themelua nga Dritan Metani. Gjithçka nisi rreth tre vjet më parë, atëherë kur Metani filloi të shëtiste me miqtë e tij të fëmijërisë Enid dhe Genad Mero. Ishin rritur bashkë. Fëmijë, ata ushtroheshin afër lagjes. Prindërit nuk i lejonin që të largoheshin shumë, atë kohë. Iu rikthyen shëtitjeve, ashtu si edhe më parë, atëherë kur Dritani u kthye nga studimet në Firence. Shëtitjet e para si të rritur, ishin kodrave të Liqenit Artificial. Dy miqtë e tij të fëmijërisë e shtynë drejt idesë së formimit të një grupi më të madh. Pas shumë udhëtimeve, pas përhapjes së lajmit se këta djem organizonin udhëtime në terrene të vështira, të rinj të tjerë shfaqnin interesin t’u bashkoheshin atyre. Faqja e tyre në rrjetin social Facebook, në fillim ishte shumë modeste. Sot, kjo faqe është e përpunuar nga Enidi. Ai merret me informimin, me videot dhe fotot. Ai kuron më së miri marrëdhëniet me publikun. Tre shokët filluan të promovonin fillimisht sfidat e “downhill” që nënkuptonte zbritjet nga kodrat. Që kur u kthye në atdhe, Dritani ka shëtitur me biçikletë, edhe pse jo me biçikletën e tij. Nuk ka pasur mundësi për të blerë një nga ato biçikletat që nevojitet për çiklizëm malor. Ato kushtojnë minimalisht 500 euro. Çmimi i tyre mund të shkojë deri në 2000 euro, a ndoshta edhe më shumë. “Nuk kam ndenjur asnjë javë pa udhëtuar me biçikletë. Edhe gjatë studimeve në Firence, i merrja biçikletën një mikut tim italian për të lëvizur.” Udhëtimi i tyre i parë u quajt “Rruga e Arbanës”.
Fundjavë ndryshe me mountain bike Ciklistte-4
Të gjitha “shëtitjet” e tyre kanë emrat e fshatrave, maleve apo kodrave që ato kanë ngjitur. Fillimisht, udhëtimet ishin të ngadalta. Sot, ata e zbulojnë njëherë vetë terrenin përpara se të informojnë miqtë e tyre për udhëtimin e radhës. Këtë e bëjnë për të fituar ca siguri. Grupit të tre shokëve, shumë shpejt iu bashku edhe Andi Qyqja. Ai merrej me futboll. Nuk e kishte të vështirë të aktivizohej në çiklizmin malor. Fiziku i tij ishte përgatitur për këtë lloj terreni. Edhe Idit Riza nuk e pati të vështirë të ambientohej. Më e vogla dhe ajo që mendohej se do të ishte më delikatja u duk Xhoana Ferra. Kjo vajzë do t’i bashkohej udhëtimeve të tyre për të ngjitur të njëjtat male dhe kodra njëlloj si ta. Edhe zbritja nuk ishte aq e frikshme për të. Dritani na tregon se Xhoana ndonjëherë më e guximshme dhe më fortë se djemtë që i bashkohen udhëtimeve. Madje, një vajzë si ajo është kurajo për të gjithë ata që i bashkohen grupit. Sigurisht, çdo djalë do të ofendohej po të dorëzohej në mes të një udhëtimi ku një vajzë nuk tregon as shenjën më të vogël të lodhjes. Dritani na tregon udhëtimet më të bukura që ata kanë realizuar.
Fundjavë ndryshe me mountain bike Ciklistte-3
Një prej tyre është ai në Durrës, në Kallm. Kanë udhëtuar me tren, përpara se të ngjisnin kodrat. Në atë udhëtim, janë bashkuar bashkë 40 persona. Gjashtë prej tyre ishin vajza, ndërsa 34 djem. Gjashtë çiklistë kishin ardhur posaçërisht nga Gjakova për të udhëtuar me ta. Ftesën ua kishin dërguar djemtë e “Mountain Bike Albania”, në federatën e tyre të çiklizmit. Edhe çiklistët gjakovarë i mirëpritën ata në Gjakovë në shtator. Një udhëtim tjetër, po aq i bukur është edhe ai i “Kilometrit 29”, Tiranë-Elbasanit, ata ndaluan fugonin. Nxorën biçikletat dhe zbritën deri në Kalanë e Petrelës. “Janë nga ato udhëtimet që ti vetëm zbulon dhe kjo të jep shumë adrenalinë.” Po udhëtimet më të vështira? “Zbritëm aty tek shpella e Pllumasit. Papritur e gjetëm veten në lindjen e lumit Erzen. Aty nuk gjenim më rrugën.
Po na zinte nata aty. Nuk kishte më rrugë. Po iknim ku të mundeshim. Një fshatar që takuam aty na tha se ne nuk mund të ktheheshim në Tiranë, atë ditë. U ulën dhe pimë nga një gotë me atë xhaxhanë, por gjithsesi në Tiranë u kthyem”. Dritan Metani na tregon se atë ditë ishin nisur në orën 8 të mëngjesit dhe në Tiranë mbërritën në 9 të mbrëmjes. Andi, na tregon edhe një udhëtim tjetër të vështirë, atë në Krujë. Udhëtimi i tyre nuk ka të bëjë me rrugën nacionale. Ata janë çiklistë malesh e kodrash.
Fundjavë ndryshe me mountain bike Ciklistet-6
“Terreni aty ishte i vështirë. Për këtë arsye, udhëtimi zgjati shumë. Ishte një udhëtim që nisi në 5 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 8 të mbrëmjes. Dhe ne kishim pushuar vetëm një orë, në Krujë.”
Sigurisht, që edhe kthimi, edhe pse të lodhur, nuk u bë nga rruga nacionale. Po sa të sigurta janë këto “shëtitjet” maleve? Jo shumë. Për ta gërvishtjet duket se janë bërë të zakonshme. “Në fillim edhe kuzhinieri e çan gishtin me thikë.”
Dritani na tregon se deri tani nuk ka ndodhur asnjë aksident ku të ketë pasur gjymtyrë të thyera apo ndonjë dëmtim të rëndë. Ata nuk dalin pa kasketa. Kjo për ta është themelore. Dhe nuk pranojnë të udhëtojnë me biçikleta që mund të përdoren në qytet. Sepse e dinë që do të përballen me pasoja që mund t’ua prishin udhëtimin. Dhe ata nuk janë aty për t’u mërzitur. Janë aty të shtyrë prej një pasioni çmendurak.
Fundjavë ndryshe me mountain bike Ciklistet-5
Na duhen biçikleta!

Shoqata “mountain bike albania” u themelua ligjërisht më 1 nëntor të vitit 2012. Kjo është shoqata e vetme në Shqipëri, e cila merret me çiklizëm malor dhe kodrinor. Djemtë e “Mountain Bike Albania” janë të parët në përhapjen e sfidave të “doëndhill-it”. Këto sfida i kanë mësuar nga interneti. Janë gjithnjë në korrent me të rejat që i përkasin kësaj disipline. Kanë bashkëpunuar me disa donatorë për të realizuar projektet e tyre. Ndonjëherë, u është dashur që gjithçka ta financojnë vetë. Udhëtimet e tyre nuk kushtojnë shumë, por biçikletat e tyre prishen shpesh. Sigurisht, që pas një farë kohe edhe mjetet që sigurojnë udhëtimin e tyre nuk ofrojnë më aq siguri. Shpeshherë, djemtë e “Mountain Bike Albania” hasin vështirësi kur ka fluks njerëzish që kërkojnë t’i bashkohen një udhëtimi. Jo të gjithë kanë biçikleta për ngjitje dhe zbritje nga malet dhe kodrat. Ndaj, ata i japin biçikletat e tyre hua. Kështu ndodh pothuajse në të gjitha udhëtimet. Sot, ata kanë nisur të kërkojnë ndihmë nga bizneset private për t’i dhënë jetë këtij sporti, që sapo ka nisur të promovohet në Shqipëri. Të ardhurat që deri tani kanë mbledhur janë shfrytëzuar për të siguruar biçikleta, kostume dhe pajisje mbrojtëse për çdo çiklist që dëshiron të jetë pjesë e udhëtimeve të tyre. Në përpjekje për të gjetur pak hapësirë dhe për të promovuar këtë disiplinë, ata kërkojnë të gjithë ndihmën tuaj.
Fundjavë ndryshe me mountain bike Ciklistet1
Dy vëllezër të çmendur pas çiklizmit malor

Ata janë Enid dhe Genad Mero. Kanë vite të tëra që lëvizin me biçikletë. Ata, së bashku me Dritan Metanin janë edhe themeluesit e Mountain Bike Albania. Që në vegjëli, ata, të tre shëtisnin me biçikleta. Fillimisht, i kanë rrëmbyer babait të tyre, sapo ai mbërrinte në shtëpi. Dilnin dhe bënin xhiro nëpër lagje. Ashtu si të gjithë fëmijët. Sot, ata janë kokat e çiklizmit malor në Shqipëri. Enidi është mirëmbajtës i disa faqeve interneti këtu në Tiranë, kurse Genadi është në hapat e parë të mjekësisë.

La futbollin për çiklizmin malor

Andi Qyqja vetëm dy vite më parë ishte një portier. Ka luajtur me disa ekipe të kategorisë së parë dhe të dytë, këtu në Shqipëri. Por, prej dy vitesh është shkëputur nga futbolli. Në Shqipëri, futbolli nuk të jep bukë dhe të merr shumë kohë, sipas tij. Por një djalë si ai, nuk mund të heqë dorë nga sporti. Prej dy vjetësh, ai i është bashkuar djemve të çiklizmit malor në të gjitha udhëtimet. E bën këtë për t’i shpëtuar monotonisë që i ofron jeta në Tiranë. “Një udhëtim për mua, tani është një piknik i bukur me miqtë.”

Vajza që zbret malet si të ishte djalë

Ajo është një nga ato vajzat që shumë djem mund ta kenë zili. Xhoana dëshiron që çdo udhëtim ta shijojë në maksimum. Është e vetmja vajzë që i është bashkuar djemve pothuajse në të gjitha udhëtimet. Malet, kodrat, kthesat e forta apo pjerrësitë e mëdha nuk e trembin shumë. Ajo është e bindur se çdo udhëtim që bëjnë djemtë, mund ta bëjë edhe ajo. “Botën e ndryshojmë ne”, thotë ajo për të na treguar se shpeshherë femrat kanë treguar se janë më të zonjat në vendimmarrje sesa meshkujt.

Idit Riza e do aq shumë çiklizmin sa edhe zhytjet

Iditi është i vetmi djalë në Shqipëri që është certifikuar në Filipine për t’u zhytur e për të eksploruar në ujëra. Por, nëse zhytja për të eksploruar botën nënujore mund të praktikohet vetëm në verë, çiklizmi malor nuk ka stinë. Kënaqësia që i dhurojnë këto udhëtime është për të, po aq tërheqëse sa edhe zbulimet e reja që bëhen në botën nënujore. Është shumë i ri dhe ka një shpirt shumë sportiv. Një shpirt të tillë që kërkon lirinë edhe në ajër, edhe në ujë është e rrallë ta gjesh në një njeri të vetëm.

Hamilton Shehi, juristi biznesmen që nuk përton të ngjisë malet

Hamiltoni sapo ka mbaruar shkollën në degën e Juridikut. Ai ka biznes të vetin.Por menaxhimi i vazhdueshëm i këtij biznesi nuk e ka penguar atë t’i bashkohet të gjitha udhëtimeve që kanë organizuar miqtë e tij: Enidi, Genadi, Dritani, Andi, Iditi dhe Xhoana. Të shtatë, së bashku, mblidhen çdo fundjavë, kryesisht të dielave. Dhe Hamiltoni tundohet aq shumë nga këto udhëtime, sa për një ditë “e lë pas dore” biznesin e tij. Fundja, njeriu nuk jeton vetëm për të fituar para, por edhe për t’i harxhuar ato.
Shekulli - Luela Myftari
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 18:07
Sa qef e kam pas biçikleten

ka nevoj robi per nje xhiro me biçiklet Very Happy
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 18:15
Une flm per te tille cmenduri nuk bej e ku?...Ne malet e Shqiperise wmw
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 18:35
AnGeLiC shkruajti:Une flm per te tille cmenduri nuk bej e ku?...Ne malet e Shqiperise Fundjavë ndryshe me mountain bike 2966247090

Po pse ta besh ne male ...ka edhe fusha dhe bregdet shqiperia Very Happy
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 18:37
olsi shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:Une flm per te tille cmenduri nuk bej e ku?...Ne malet e Shqiperise Fundjavë ndryshe me mountain bike 2966247090

Po pse ta besh ne male ...ka edhe fusha dhe bregdet shqiperia Very Happy

'Nuk shkon bicikleta e cfare te shikoj ato fushat e detin te ndotur sa ska ku te veje wmw
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 18:44
gja e bukur bicikleta....po sma do menja neper male Fundjavë ndryshe me mountain bike 723485774
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Sat 23 Feb 2013 - 18:48
AnGeLiC shkruajti:
olsi shkruajti:
AnGeLiC shkruajti:Une flm per te tille cmenduri nuk bej e ku?...Ne malet e Shqiperise Fundjavë ndryshe me mountain bike 2966247090

Po pse ta besh ne male ...ka edhe fusha dhe bregdet shqiperia Very Happy

'Nuk shkon bicikleta e cfare te shikoj ato fushat e detin te ndotur sa ska ku te veje Fundjavë ndryshe me mountain bike 2966247090

Avash mi avash se ka edhe vende me dete te paster..............kemi bere ca permirsime dhe ne Very Happy
Sponsored content

Fundjavë ndryshe me mountain bike Empty Re: Fundjavë ndryshe me mountain bike

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi