Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fundjavë tragjike, 11 të vdekur në dy aksidente Empty Fundjavë tragjike, 11 të vdekur në dy aksidente

Sat 8 Feb 2014 - 20:35
Tjetër aksident në Tepelenë, gjashtë persona mbeten të plagosur

Fundjavë tragjike, 11 të vdekur në dy aksidente Aksidenti-2

Fundjavë tragjike, 11 të vdekur në dy aksidente Ssssssssssssss
Edhe pse kushtet atmosferike nuk kanë qenë të këqija, rrugët e Shqipërisë janë përgjakur nga tre aksidente të rënda gjatë ditës së shtunë. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga aksidenti në Kukës dhe Sarandë, ndërsa fatmirësisht në Tepelenë ka vetëm të plagosur. Në të tre aksidentet numri i personave të plagosur është 15 persona.

Në rastin e aksidentit të ndodhur në Kukës rreth orës 06:30, sipas njoftimit të policisë kemi të bëjmë me një pakujdesi nga ana e drejtuesit të automjetit që ka çuan fillimisht në daljen e automjetit nga rruga dhe më pas përfundimin e tij në humnerë. Mbi aksidentin në Konispol, nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërsa për aksidentin në Levan, ende policia nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi shkakun e aksidentit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Përplasen dy vetura, 5 të vdekur

SARANDË - Një përplasje mes dy automjetesh ka shkaktuar të paktën pesë të vdekur në skajin më jugor të vendit, pranë qytezës së Konispolit. Ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të dy automjetet, një tip “Alfa Romeo” dhe një tjetër “Renault”, janë përplasën mbi urën e quajtur “Boga”, që lidh fshatin Livadhja me Konispolin. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë një hetim për të zbardhur arsyet e tij tashmë ka nisur.

Emrat e viktimave:

Taip Madani, 60 vjeç, banues në fshatin Shalës; drejtonte mjetin "Renault"
Fejzo Sulo, 65 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat
Krenar Sulo, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës Komuna Markat
Kristaq Meçi, 38 vjeç, banues në fshatin Dermish; drejtonte mjetin "Alfa Romeo"

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(06:30) Furgoni përfundon në humnerë, 6 të vdekur

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, ku një furgon udhëtarësh ka përfunduar në humnerë. Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Furgoni me pasagjerë, që ishte nisur nga Shishtaveci drejt qytetit të Kukësit, në afërsi të urës së Topojanit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e vëmendjes nga drejtuesi i mjetit.

Emrat e viktimave:

Majlinda Çuni, 23 vjeç, 4 muajshe shtatzënë
Zekri Shehur, 65 vjeç
Feim Biba, 58 vjeç
Zamir Karanxha, 42 vjeç (Drejtor i shkollës së Topojanit)
Bashkim Çuni, 21 vjeç, (drejtuesi i mjetit)
Meleqe Serianallai, 22 vjeç

Emrat e personave që kanë mbetur të plagosur:

Petrit Mustafa, 26 vjeç në gjendje të rëndë, ka mbetur i paralizuar
Zyrije Kovaçi, 74 vjeç, ka politraum, por është jashtë rrezikut për jetën
Xhevahir Çuni, 23 vjeç, në gjendje kritike
Rustem Bibaj, 24 vjeç, në gjendje të rëndë, ka mbetur i paralizuar
Servet Hoxha, 21 vjeç

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(15:30) Tjetër aksident, 6 të plagosur

TEPELENË - Dy aksidenteve tragjike të mëparshme i është shtuar edhe një i tretë, duke lënë të plagosur 6 persona. Në aksin rrugor Levan-Tepelenë janë përplasur dy automjete, rreth orës 15:30, duke shkaktuar 6 persona të plagosur, ku dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë. Mësohet se, të përplasura janë makinat, një foristradë dhe makinë "Audi".

Emrat e personave të plagosur:

Viktor Troka, 40 vjeç, në gjendje të rëndë për jetën
Zenepe Troka, 37 vjeç, në gjendje të rëndë
Liri Roka,
Spiro Xheli, 58 vjeç
Urani Xheli, 52 vjeç
Besmir Xheli, 27 vjeç
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi