Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencetaret: Kanceri do te jete kronik dhe jo semundje vdekjeprurese Empty Shkencetaret: Kanceri do te jete kronik dhe jo semundje vdekjeprurese

Mon 25 Feb 2013 - 16:19
Shkencetaret: Kanceri do te jete kronik dhe jo semundje vdekjeprurese CancerSherimi modern i pershtatur tipit te ADN-se te tumorit premton rezultate me te mira, ndersa do te perdoreshin terapite individuale ne vend te standardit te tanishem te hemoterapise dhe rrezatimit. Semundjet malinje shume shpejt do te behen gjendje kronike, e cila mund te sherohet suksesshem, ne vend te bombes me sahat, e cila nenkupton vdekje te shpejt dhe te dhimbshme, pohojne shkencetaret per “DailyMail”.

Ata besojne se si teknikat radikale moderne te sherimit do te ndihmojne ne krijimin e tretmaneve te personalizuar te kancerit, te cilet do te zgjasin ne menyre te konsiderueshme jeten kualitative te te semureve.

Ata tretmane ne Britani te Madhe do te jene ne dispozicion prej pese deri dhjete vjet, ndersa bazohen ne analizen ADN-se te tumorit te cdo pacient. Projekti britanik me vlere 3.5 milione euro duhet te sjelle fundin e venies afatgjate te diagnozes, heqjes kirurgjike, rrezatimit dhe hemoterapise si baza te terapise te shumica e te semureve nga karcinoma.

“Kjo qe bejme nuk eshte shkence fantastike, por venie e shkences ne praktike. Qellimi yne eshte qe te mundesojme sherimin e numrit sa me te madh te njerezve”, ka thene udheheqesi i projektit, profesor Alan Ashworth nga Instituti per hulumtim te kancerit.
Profilizimi gjenetik i kancerit tashme eshte duke u bere ne shume laboratore neper bote, ndersa pengesa e vetme qe kjo te behet praktike eshte cmimi i tretmaneve te tille. Tashme ekzistojne ilacet qe kane qellim sherimin e llojeve te caktuara te kancerit, sic eshte ilaci Vemurafenib permelanome ose Tamoxifen per kancerin e gjirit.

“Vetem nje nga dhjete femra me kancer te gjirit qe marrin hemoterapi reagojne ne ate tretman, per te cilen arsye eshte e dukshme se si profilizimi i secilit tip te kancerit mund te ndihmoje ne sherimin e tij dhe qe nuk duhet te aplikohet tretmani i njejte per te gjithe” shpjegon Ashworth. info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi