Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Gjirokastër, tubim para bustit të Cerciz Topullit nën logon ‘Vorio Epiri Shqipëri”

Sat 2 Mar 2013 - 16:39
GJIROKASTER- Përfaqësues të shoqatave Reago, Unioni Kombëtar Shqiptar, Komiteti i Mbrojtjes Fier, Kuvendi i Patriotëve Civilë Tiranë dhe Përfaqësia e studentëve shqiptarë të trojeve etnike kanë tubuar sot në Gjirokastër nën logon : “Epiri është Shqipëri”.

Në tubim janë evidentuar parrulla dhe këngë patriotike. Mes parullave dhe këngëve patriotike grupi prej 30 tubuesish kanë përcjellë mesazhe paqeje si dhe kanë denoncuar me forcë veprimet e partisë greke “Agimi i Artë” si veprime shoviniste greke, në dëm të tërësisë tokësore shqiptare në të gjitha kohët.

Në fjalën e tij Leonard Dedej kryetar i shoqatës ‘Reago’ ka pohuar se “Janë zhvillimet e fundit në jugun e vendit ato që kanë iniciuar këtë tubim, zhvillime këto që lidhen me veprime arrogante dhe agresive për diskriminimin e shtetasve shqiptarë dhe vlerave te identitetit tonë kombëtar. Ne kërkojmë një Ballkan të Europianizuar, pasi nacionalizmi agresiv është atavizëm me prapavija ideologjike. Dalja nga kontrolli i nacionalizmit grek i përfaqësuar nga “Agimi i Artë” është bërë i patolerueshëm. Përballë këtyre qendrimeve i është bërë thirrje faktorit kombëtar të mos qendrojë për një kohë kaq të gjatë si vëzhgues i situatës destabilizuese, pasi është bërë ai garant për funksionimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Një thirrje i është drejtuar edhe klasës politike shqiptare, që të heqë dorë nga grindjet dhe t’i drejtohet qendrimeve unike për mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare kudo ku ajo jeton.

Në tubimin e zhvilluar është bërë pjesë edhe këngëtari i njohur Frederik Ndoci, i cili është shprehur i emocionuar për këtë tubim duke theksuar në fjalën e tij se "Shqipëria ka mbijetuar mes shekujsh. Prej 26 shekujsh i bëjmë ballë shantazhit mbi Epirin, prej 16 shekujsh. I bëjmë ballë shantazhit të Vatikanit dhe prej 6 shekujsh shantazhit turk. Ai ka përfunduar me thirrjen “Epiri është Shqipëri”.
(m.a/News24/BalkanWeb)Gjirokastër, tubim para bustit të Cerciz Topullit nën logon ‘Vorio Epiri Shqipëri” 62765_2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi