Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi 40% e afreskut të Onufrit ka shpëtim, MTKRS ndihmë UNESCO-s

Sat 2 Mar 2013 - 16:51
40% e afreskut të Onufrit ka shpëtim, MTKRS ndihmë UNESCO-s 62491_5

TIRANË - Projekti i restaurimit të afreskut të dëmtuar të Onufrit në Kishën e Valshit tashmë ka filluar dhe ka shkuar në pesë numri i figurave që janë rikompozuar nga specialistët.

Restaurimi po bëhet në laboratorin pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, ndërkohë që ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka deklaruar se ekziston mundësia që 40-45 % e afreskut i pikturuar nga Onufri në vitin 1554, të restaurohet.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ka deklaruar se i është kërkuar ndihmë edhe UNESC0-s për një ekspertizë në restaurimin e afreskut. Sipas ministrit problemi i ikonave është zgjidhur me përqëndrimin e tyre që qendrat kryesore të kulturës nëpër qytete. Ndërkohë që kemi të bëjmë me një dëmtim të afreskut dhe kjo ishte e paparashikuar.

3.2 m2 janë dëmtuar nga më shumë se 30 m2 që është nga afresku i Onufrit në Kishën e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit. Për rikrijimin e figurave dhe aureolave specialistet po bazohen ne fotografitë e vona që janë bërë.

Ky afresk u dëmtua pak kohë më parë dhe pjesë të mëdha afresku të thërrmuara u gjendën në tokë dhe pjesë të tjera mungonin fare. Prej gjysmë shekulli Kisha e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit është shpallur "Monument kulture".

(er.nu/ata/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi