Analfabetizmi, UNESCO raporton shifra tλ frikshme!
Wed 11 Sep 2013 - 23:20
Lufta kundër analfabetizmit në botë nuk duket aq efikase. Synimi i bashkësisë ndërkombëtare që në vitin 2015 të përgjysmohet analfabetizmi, përfundimisht do të dështojë, konstaton organizata botërore e kulturës, UNESCO. Me gjithë faktin se nga viti 1990 numri i analfabetëve në botë ka rënë për 100 milionë, reduktimi i analfabetizmit në botë po ecën tepër ngadalë.
Numri i personave të rritur që vazhdojnë të mos dinë shkrim e lexim mbërrin 774 milionë në gjithë botën, që është numër ende shumë i madh. 123 milionë veta nga kjo shifër janë të rinj në moshën 15 deri në 24 vjeçare. Dy të tretat e analfabetëve, sipas UNESKO-s janë femra, transmeton albinfo. Vendet me shkallë më të lartë të analfabetizmit janë disa shtete afrikane në jug të Saharës dhe disa shtete aziatike.
Përgatiti: C.A

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi